Lajme

Polonia insiston në dëmshpërblimin e Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania

Qeveria polake kërkon të rrisë presionin ndaj Gjermanisë për të përmbushur kërkesën e saj për dëmshpërblime të Luftës së Dytë Botërore, deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Arkadiusz Mularczyk.

“Çështja e dëmshpërblime është themelore për Poloninë, kjo nuk është vetëm një çështje politike, por ka të bëjë me dinjitetin e Polonisë”, tha Mularczyk në fillim të një vizite në Berlin.

“Gjermania ka një zgjedhje, ose të ulet në tryezën e bisedimeve me Poloninë, ose ne do ta ngremë çështjen në të gjitha forumet ndërkombëtare, në OKB, Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”, tha ai, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.

Si kryetar i Komisionit Parlamentar, Mularczyk ka përgatitur një raport mbi dëmet e luftës të shkaktuara nga Gjermania naziste në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vlera e dëmit arrin në 1.3 trilionë euro (1.4 trilionë dollarë).

“Kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga qeveria gjermane deri në zgjedhjet e ardhshme. Duhet të zhvillohet një dialog për këtë çështje, përndryshe do të ishte shumë keq për marrëdhëniet e fqinjësisë tonë”, tha ai.

Mularczyk do të zhvillojë bisedime sot dhe nesër me zyrtarë, në Berlin, përfshirë Anna Lührmann, e cila është përgjegjëse për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme.