Futboll
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës dorëzon ankesë ndaj gazetës zvicerane që sulmoi Granit Xhakën
Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, Granit Xhaka pa dyshim që përveç se u shpall lojtari i ndeshjes, arriti të merrte gjithë vëmendjen me përmbajtjen ndaj provokimeve të palës serbe, por edhe me qëndrimin që mbajti. Mirëpo, gjestet e tij u ekzagjeruan gjatë raportimeve nga një medium zviceran. Gazeta “NZZ am Sonntag” e sulmoi mesfushorin kosovar Granit Xhaka dhe spekuloi se heroi kombëtar Adem Jashari dhe familja e tij janë vrarë nga UÇK-ja.
Ndaj këtij shkrimi, kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër, Orhan Spahiu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një ankesë.
“Ne kemi reaguar qysh para tri ditëve, kemi reaguar edhe për të tjera tema, si ofendimet nga ana e Serbisë, por sot kemi reaguar për çështjen e tentimit të deformimit të historisë apo fakteve nga gazeta në fjalë dhe gazetari. Po e përcjellim gjendjen, por ankesën e parë e kemi deponuar, po presim tash se çfarë vjen”, ka thënë Spahiu në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai ka treguar se të premten, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultatin 3:2, rrugët në Zvicër ishin të mbushura.
Spahiu ka thëtë se ishte festë e përbashkët e shqiptarëve e zviceranëve, e kishte flamuj kombëtarë dhe të Zvicrës.
“Ne shqiptarët kishim dy herë arsye më tepër për të festuar, për shkak të lojërave që u bënë para ndeshjes nga pala serbe, por edhe gjithë tensioneve gjatë ndeshjes”, ka theksuar Spahiu, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se gazetat në Zvicër janë marrë shumë me sjelljet e Xhakës, por nuk janë marrë me sjelljet e palës serbe dhe fyerjet e shumta që kishte nga kjo palë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës