Lajme

Operacion i madh kundër pornografisë së fëmijëve, 96 veta të dyshuar

Dy persona janë në paraburgim. Njëri prej tyre është akuzuar po ashtu edhe për abuzim seksual me një të mitur

Në kantonin Vaud, policia ka marrë në pyetje 96 persona, transmeton albinfo.ch. Kjo ka ndodhur për shkak se ata kishin shkarkuar ose rishpërndarë materiale të pornografisë me fëmijë në internet.

Dy persona janë në paraburgim. Njëri prej tyre është akuzuar po ashtu edhe për abuzim seksual me një të mitur, raporton transmetuesi publik i Zvicrës, srf.ch.

Sipas policisë, operacioni për të luftuar kiberpedofilinë u krye kryesisht falë raporteve nga Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është selia e ofruesve kryesorë të internetit përmes të cilëve përçohet përmbajtja e paligjshme.