Integrimi
NZZ: “Një brez i ri i shqiptarëve, i gatshëm të performojë, i uritur për sukses dhe që di si të mbrohet”
"Fakti që vetë ose përmes familjes je dëshmitar i një lufte, të çon në një mënyrë tjetër të të menduarit: `Nuk kam çfarë të humbas, vetëm mund të bëhet më mirë`"
Më 26 nëntor, në një mbrëmje Gala, të mbajtur në Cyrih, shoqata swissalbs ka bërë ndarjen e çmimit për sipërmarrësin e ri më të mirë shqiptar të Zvicrës. Platforma albinfo.ch ka qenë sponsor medial i aktivitetit. Gazeta prestigjioze zvicerane NZZ i ka kushtuar këtij aktiviteti një artikull të gjerë, ku, veç tjerash afirmon frymën sipërmarrëse të shqiptarëve të Zvicrës.
“Shqiptarët në Zvicër nuk kanë pasur gjithmonë reputacionin më të mirë dhe shpesh kanë përjetuar raste të diskriminimit. Por kohët ndryshojnë. Një brez i ri i shqiptarëve etnikë tani është i gatshëm të performojë, i uritur për sukses dhe di si të mbrohet”, shkruan gazeta në hyrje të artikullit.
360 pjesëtarë të kësaj gjenerate u mblodhën në Oerlikon fundjavën e kaluar. Shumica e sipërmarrësve që u takuan në Hotel Kameha Grand për të marrë çmimin “Swissalbs Sipërmarrësi i Vitit 2022” janë fëmijë të emigrantëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut ose Shqipëria.
Përparim Avdili kryeson shoqatën Swissalbs, e cila u themelua në vitin 2018. Avdili është edhe kryetar i FDP-së së qytetit të Cyrihut. Ai thotë se, sëse është e nevojshme, swissalbs tani mund të reagojë politikisht, ligjërisht dhe shoqërisht ndaj debateve negative (mbi shqiptarët). Si shembull, Avdili përmend anulimin afatshkurtër të festivalit muzikor Alba në verën e vitit 2021, anulim i cili më vonë u vlerësua si diskriminues, vazhdon NZZ.
Avdili dhe shoqata e tij duan të tregojnë se rreth 350 mijë shqiptarët në Zvicër po bëhen gjithnjë e më shumë “tituj pozitivë”. Për sa i përket medias, diaspora është zhvilluar nga një “fajtor kujdestar” në një performuese të lartë, transmeton albinfo.ch. Me Swissalbs ata duan të vizatojnë një pamje të ndryshme, shumë më realiste të komunitetit.
Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa shqiptarë jetojnë në Zvicër. Kjo për shkak se njerëzit me origjinë shqiptare vijnë nga disa vende dhe shumë tani kanë edhe pasaporta zvicerane. Megjithatë, disa njerëz tashmë flasin me humor për “kantonin e 27-të” të Zvicrës kur bëhet fjalë për diasporën shqiptare.
Klajd Lika, fituesi i çmimit, zhvillon robotë për shumë fusha të aplikimit
Në aktivitetin e mbajtur më 26 nëntor, Klajd Lika u votua si sipërmarrësi më i mirë i diasporës shqiptare në Zvicër. I lindur në Tiranë dhe i rritur në Athinë, 35-vjeçari prej gjashtë vitesh jeton në Qarkun 4 të Cyrihut. Dy vite më parë ai ka themeluar kompaninë e tij Bota Systems. Ekipi prej tetë anëtarësh në spin-off-in e ETH prodhon sensorë robotikë “me ndjenjë të prekjes” që, për shembull, mbështesin mjekët gjatë operacioneve, ose punëtorët në procese të ndryshme në fabrika, transmeton albinfo.ch. “Në të ardhmen, njerëzit duhet të përdorin robotët për të bërë punë më kreative në vend të punës së repetitive” thotë fituesi i çmimit për NZZ.
Bota Systems tashmë ka klientë në mbarë botën dhe fiton para. CEO pret që Çmimi i Sipërmarrësit Swissalbs tani do të hapë dyer të tjera për të. Për shumë njerëz, startup-i i tij është ende nën radar.
Me Bota Systems ai dëshiron të bëhet një lider global në fushën e robotikës. Si një qendër teknologjike në Evropë, Zvicra është ideale për qëllimet e tij të zgjerimit. Këtu fituesi ndihet shumë rehat. “Njerëzit janë të organizuar dhe efikas,” dhe çdokush mund të shfrytëzojë mundësitë për të nisur një fillim fluturues.
Klajd Lika ka treguar se çfarë mund të arrihet brenda pak viteve me një performancë brilante, thotë Përparim Avdili. Është një histori e mrekullueshme që tregon se sipërmarrja shpërblehet dhe se Zvicra, si një komb i vullnetit, është ideale për histori të tilla.
Shqiptarët, “më rrezikues se të tjerët”
Kandidatët për Çmimin Sipërmarrës u përcaktuan me një proces nominimi. Një juri eminente vendosi më pas fituesin, bazuar në kritere të ndryshme. Anëtari i jurisë, Roland Brack, shprehet për modelin e zgjuar të biznesit të Klajd Likës. “Ai mbështetet në teknologjitë tashmë të vendosura të robotëve dhe u jep atyre ndjeshmëri”. Duke vepruar kështu, ai zgjidh një problem përkatës ose hap fusha krejtësisht të reja aplikimi për robotët.
Deputeti nacional nga FDP e Cyrihut Andri Silberschmidt ishte gjithashtu pjesë e jurisë që zgjodhi Klajd Likën Sipërmarrës të Vitit. Silberschmidt, i cili është vetë një sipërmarrës, ka votuar gjithashtu për CEO të Bota Systems. “Klajdi është shumë i fokusuar dhe e njeh potencialin e kompanisë së tij”, thotë ai.
28-vjeçari Silberschmidt e sheh komunitetin zvicerano-shqiptar si shumë të zellshëm dhe të guximshëm, përcjell albinfo.ch. “Ata janë ndoshta më të gatshëm për të marrë rreziqe se të tjerët dhe për këtë arsye kanë po ashtu një instinkt sipërmarrës”.
Këtë e konfirmon fituesi i vitit të kaluar të Çmimit Sipërmarrës, Sysret Kastrati. Drejtori i Përgjithshëm i Jamatu thotë se prejardhja e tij emigrante ka një ndikim të madh në personalitetin e tij dhe rrjedhimisht në veprimet e tij sipërmarrëse. Për kompaninë e tij, e cila synon të thjeshtojë pagesën e faturave në restorante, hotele dhe bare, ai punon me një gatishmëri të madhe për të marrë rreziqe dhe ka gjithmonë ambicie të larta. “Përpjekja për sukses është e rëndësishme për mua”.
“Nuk kam çfarë të humbas, vetëm mund të bëhet më mirë”
Shumica e shqiptarëve që jetojnë këtu janë rritur si fëmijë emigrantësh në rrethana modeste. Fakti që vetë ose përmes familjes je dëshmitar i një lufte, të çon në një mënyrë tjetër të të menduarit: “Nuk kam çfarë të humbas, vetëm mund të bëhet më mirë”. Nga ana tjetër, sekush dëshiron të bëjë krenarë prindërit dhe të afërmit e tij përmes performancës së mirë dhe suksesit. “Sepse sakrifikuan shumë për të na dhënë një jetë më të mirë”, vijon 41-vjeçari.
“Ne ruajmë vlerat zvicerane,” thotë Tim Fida, bashkëthemelues i agjencisë së pasurive të paluajtshme me bazë në Geroldswil, Emperio AG: Kur ta fillosh një punë, e përfundon atë, shpjegon 32-vjeçari nga Maqedonia, me një dialekt të gjermanishtes së Valisit. Ndershmëria është gjithashtu e ankoruar fort në komunitetin zvicerano-shqiptar, tansmeton albinfo.ch. “Ne gjithashtu kemi mësuar të marrim përgjegjësi këtu në Zvicër”.
Për çmim është nominuar edhe stilistja nga Lucerni Manusha Sakica, e cila prodhon modë të qëndrueshme nga mbetjet e pëlhurave. Ajo nuk u zgjodh. “Gratë janë më shpesh sipërmarrëse sociale dhe rrallë kanë gjetur startup-e që mund të rriten”, thotë Nadine Jürgensen, bashkëthemeluese e platformës financiare elleXX dhe gjithashtu anëtare e jurisë. Ajo shton se 96 për qind e kapitalit në Zvicër është nga themelues meshkuj.
Giorgio Behr: “Komuniteti shqiptar, shumë më aktiv se komunitetet tjera të huaja në këtë vend”
Pavarësisht prejardhjes së tyre, gratë sipërmarrëse në Zvicër kanë nevojë për shumë guxim, këmbëngulje, një ekip të mirë, investitorë dhe një rrjet të madh, thotë Jürgensen. “Jam e lumtur nëse, në të ardhmen, femra si Manusha mund të jenë model për gratë që fillojnë bizneset e tyre”.
Në rolin e tyre si sipërmarrës, shqiptarët e Zvicrës duket se po bëjnë shumë gjëra siç duhet, përcjell albinfo.ch. Sipërmarrësi model zviceran dhe sanuesi i kompanive, Giorgio Behr, i cili mbajti një fjalim në ballon e sipërmarrësve të shtunën, ka folur vetëm fjalë afirmative: Ky komunitet është shumë më aktiv se komunitetet tjera të huaja në këtë vend, dhe mbi të gjitha këta të rinj janë “me të vërtetë të uritur” (për suksese). Kompanitë dhe sipërmarrësit e vlerësuar nga juria sigurisht që do t’ia dalin.
(Autor i fotos: Armend Berisha)
E-Diaspora
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci Bëhet e ditur se M.B. ka humbur jetën në shtetin kroat, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave, thuhet...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës