Lajme

Zvicër: Ekonomia u rrit në mënyrë modeste në tremujorin e tretë

Ekonomia e Zvicrës u rrit në mënyrë modeste në tremujorin e tretë, në një mjedis inflacioni të lartë që uli shpenzimet e qytetarëve, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë (SECO), transmeton albinfo.ch.

Në tre muajt deri në fund të shtatorit prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me vetëm 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e dytë kur u rrit me 0.1 për qind, sipas të dhënave të rishikuara.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, PBB-ja gjithashtu shënoi një rritje modeste prej 0.5 për qind, duke u ngadalësuar ndjeshëm në bazë vjetore, pas një rritjeje prej 2.2 për qind në periudhën prill-qershor.

PBB-ja u mbështet nga rritja e lehtë e konsumit të familjeve, pavarësisht inflacionit relativisht të lartë. I nxitur nga shpenzimet për strehim dhe energji, si dhe për aktivitete të kohës së lirë dhe udhëtime, ai u rrit me 0.7 për qind.