Lajme
Vjenë: Masat anti-Covid që janë ende në fuqi
Kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, ka bërë të ditur se detyrimi për mbajtjen e maskave në transportin publik, si dhe masa të caktuara në institucionet shëndetësore, do të mbeten në fuqi gjatë gjithë dimrit në kryeqytetin e Austrisë.
“Ka kuptim të mbahen masa të caktuara gjatë periudhës më të ftohtë të vitit”, i tha Ludwig agjencisë APA. Ai theksoi se situata në spitale është ende sfiduese dhe se duhet kujdes për grupet e rrezikut.
Prandaj, detyrimi i testit PCR dhe mbajtja e maskës për të vizituar personat e shtruar në spital apo shtëpi të të moshuarve do të mbetet në fuqi.
Personat e testuar pozitivisht nuk do të kenë akses në ato institucione. Në transportin urban, nënvizoi ai, mbetet në fuqi detyrimi për të mbajtur maska. Kjo, thotë ai, siguron njëfarë mbrojtjeje kundër infeksionit./ Euronews
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha