Integrimi
Kërkohet rritje e dënimit për çiftin horror kosovaro-zviceran: Kanë urdhëruar fëmijët të hanë jashtëqitjen
Prokurori kërkon dënim të ri me 19.5 vite burg për babain, ose tre vjet më shumë se në gjykimin e fundit dhe 15 vite për nënën, po ashtu 3 vjet më shumë
Një ish-çift i martuar nga Cyrihu akuzohet për nënshtrimin e fëmijëve të tyre në një regjim të vërtetë torture për vite me radhë, transmeton albinfo.ch. Prokuroria publike tani kërkon që të dy të dënohen edhe më rëndë se në aktgjykimin e fundit.
Gruaja zvicerane (50 vjeçe) dhe bashkëshorti i saj me prejardhje nga Kosova (51 vjeç) i kanë torturuar rëndë fëmijët e tyre për vite me radhë. Ata detyroheshin të hanin të vjellat dhe jashtëqitjet e tyre, të qëndronin në bodrum për ditë të tëra dhe të vuanin sistematikisht nga uria.
Dy vjet më parë, prindërit horror qenë dënuar me 16.5, respektivisht 12 vjet burg në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut.
Por çështja ishte dërguar në Gjykatën e Lartë (Kantonale). Dhe, prokuroria publike tani kërkon dënim edhe më të ashpër, siç u paralajmërua të martën.
Prokurori kërkoi një dënim të ri me 19.5 vjet burg për babain, shkruan sda.ch. Kjo është tre vjet më shumë se në gjykimin e fundit. Ndërkaq për nënën ai ka kërkuar një dënim të ri me 15 vjet burg, po ashtu 3 vjet më shumë.
Për prokurorin është vërtetuar se dy të akuzuarit kanë mbyllur pothuajse çdo natë dhe në fundjavë për katër vjet dy fëmijët më të prekur, një djalë dhe një vajzë.
Fillimisht kishte ndodhur në dhomën e fëmijëve, më vonë në bodrumin e pangrohur – ndonjëherë në errësirë, pa dritë. Sipas aktakuzës, vajza dhe djali vetëm rrallë lejoheshin të shkonin në tualet dhe duhej të kryenin nevojat e tyre fiziologjike në dyshemenë e dhomës së fëmijëve ose në bodrum.
Një herë madje, prindërit kishun detyruar vajzën të hante të vjellat dhe djalin jashtëqitjet e tij, transmeton albinfo.ch. Fëmijët ishin detyruar nga prindërit që të uleshin në kokë në pelena të lagura me urinë dhe të qëndronin të palëvizur për orë të tëra.
Ashtu si përpara Gjykatës së Qarkut, asnjëri nga dy të akuzuarit nuk e pranojnë fajin as tani, në Gjykatën e Lartë, por ia kalojnë atë njëri tjetrit, përcjell albinfo.ch. Prandaj, të dy kërkojnë pafajësi për veten. Ndërkohë që babai është treguar i heshtur, nëna ka theksuar se kishte bërë gjithmonë më të mirën dhe nuk i kishte prekur kurrë fëmijët.
Për faktin që fëmijët ishin të kequshqyer, fajin e kishte edhe burri. “Më ka ndaluar të shkoj të blej ushqime”, thotë ajo. Një djalë peshonte vetëm 18.5 kilogramë në moshën nëntë vjeçare. Megjithatë, prokurorit e ka të qartë se të dy kanë qenë bashkërisht përgjegjës për martirizimin e shtatë fëmijëve të tyre.
Tmerri kishte marrë fund vetëm kur vetë vajza kishte shkuar të banonte vetëm, në një shtëpi. Vetëm atëherë nëna kishte kontaktuar zyrën e mirëqenies sociale. Fëmijët, të cilët tani janë të rinj në moshë madhore, për shkak të këtij “edukimi” herë pas here janë detyruar të merrnin sigurimin si njerëz me aftësi të kufizuar dhe janë të dëmtuar përgjithmonë mendërisht dhe fizikisht.
Vendimi ndaj prindërve torturues pritet të merret në janar të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor