Lajme
Pritje festive për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Cyrih
Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtainit, z. Ilir Gjoni, organizoi pritjen festive me pjesëmarrjen e autoriteteve qendrore e vendore zvicerane. Për nder të Ditës së Flamurit, të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër, intelektualë dhe figura publike nga fusha të ndryshme.
Në këtë mbrëmje festive, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, të pranishëm ishin edhe dy ambasadorët shqiptarë, ai i Republikës së Kosovës, z. Sami Ukelli dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Z. Kenan Ramadani, si dhe Sokrat Sinaj, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare. Po ashtu për ta nderuar shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë prezent ishte edhe udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës, Sami Kastrati, si dhe konsullja e Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani.
Për mysafirët, një interpretim të shkëlqyer me violinë të veprës së madhe muzikore “Baresha” e ka pasur Drenusha Lota.
Fjalë rasti ka mbajtur konsullja e nderit për Kantonin e Cyrihut dhe St. Gallen-it, znj. Anita Winter. Znj.Winter, në fjalën hyrëse është shprehur se është nder dhe privilegj i madh të ju mirëpresim me gjithë zemër në kremtimin e 110-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Znj. Winter ka shprehur mirënjohje të thellë për atë çfarë ka bërë populli shqiptar duke hapur dyert dhe ndihmuar popullin hebre.“Unë jam vajza e dy prindërve të mbijetuarish të Holokaustit, nuk mund të ju them me fjalë se sa mirënjohëse i jam popullit të mrekullueshëm shqiptar, për atë që kanë bërë. Për mua është pjesë e zemrës sime”, përcjellë albinfo.ch
Znj. Winter ndër të tjera ka thënë se shqiptaret ishin në anën e drejt, duke qenë i vetmi vend në Evropë që i lejoi hebrenjtë të strehoheshin në Shqipëri. “Në një kohë kur pothuajse të gjithë gabuan, shqiptarët ishin në anën e drejtë, kjo gjë më ka impresionuar thellë”, shkruan albinfo.ch
Ambasadori i Shqipërisë, z. Ilir Gjoni, në fjalën e tij ka falënderuar znj. Anita Winter për mundësinë e festimi të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në një nga hotelet më të njohura dhe mu në zemër të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Ambasador Gjoni, duke falënderuar bashkëkombësit për kontributin, që, siç ka thënë ai, përmes punës, mundit, vlerave tuaja përcillni në shoqërinë e këtushme, ato vlera të spikatura të shqiptarëve, për të cilat ne ndihemi krenarë. “Sot s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit…Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 Nëntori”, ka thënë z. Gjoni, përcjell albinfo.ch.
Tutje z.Gjoni ka folur edhe për vlerat tona kombëtare që sot diaspora shqiptare përfaqëson, “Sot shqiptarët në Zvicër jetojnë si qytetarë të ndershëm, punëtorë dhe të vendosur, duke reflektuar kështu vlerat tona kombëtare e morale të besës, nderit, burrërisë, mikpritjes e të tjera, për të cila ne krenohemi”, shkruan albinfo.ch.
Ai po ashtu ka folur për vlerat e përbashkëta dhe lidhjen e fortë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. “Shqipëria dhe Zvicra qëndrojnë sot si dy vende me vlera të përbashkëta dhe lidhje të forta mes njerëzve tanë. Gjatë dekadave, ne kemi arritur të njohim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë marrëdhënie të thella e të qëndrueshme që për bazë kanë besimin dhe solidaritetin që ekziston vetëm ndërmjet miqve të afërt”, shkruan albinfo.ch.
Krejt në fund të fjalimit të tij ambasadori Ilir Gjoni është ndalur pak tek arritjet e vitit 2022 për diplomacinë shqiptare. Ai vitin 2022 e ka vlerësuar një vit historik për shtetin dhe diplomacinë shqiptare. “Ia vlen të evidentohet se viti 2022 ishte një vit historik për shtetin shqiptar, për diplomacinë shqiptare. Gjatë këtij viti Shqipëria u pranua si vend kandidat në BE, dhe është një ndër vendet anëtare të përkohshme të KS të OKB-së, ngjarje e cila pason kryesinë e radhës së OSBE-së”, ka përfunduar ai.
©Albinfo.ch/Armend Berisha
Teksti dhe fotot: Armend Berisha
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor