Lajme
Gjermanët e prekur nga inflacioni po blejnë produkte me zbritje
Rritja dramatike e çmimeve po i bën njerëzit në Gjermani që të ndryshojnë zakonet e tyre të të shpenzuarit, bënë të ditur një sondazhi i realizuar nga kompania e kërkimit të tregut NielsenIQ.
Mbi gjysma e konsumatorëve, rreth 52 për qind, blejnë vetëm produkte që ata me të vërtetë kanë nevojë, bazuar në sondazhin e realizuar me më shumë se 10 mijë qytetarë.
Rreth 44 për qind thanë se po ia dalin pa produkte “që janë artikuj argëtues ose luksi”, 31 për qind po përpiqeshin të reduktonin vizitat në restorante dhe të hanë në shtëpi në vend të kësaj.
Rreth 30 për qind e të anketuarve u pajtuan me deklaratën “Unë blej më pak”.
“Njerëzit po përdorin gjithashtu shumë strategji të tjera kursimi. Ata krahasojnë çmimet më shumë, i kushtojnë më shumë vëmendje ofertave speciale, kalojnë në produkte më të lira, siç janë produktet me etiketa personale ose blejnë produkte me zbritje më shpesh”, tha eksperti i NielsenIQ, Lothar Staiblin.
Shumë konsumatorë po ndryshojnë gjithashtu zakonet e tyre të konsumit, për shembull duke zëvendësuar gjalpin me margarinë dhe ujin mineral me ujë rubineti.
Sipas anketës, vetëm rreth 10 për qind e popullsisë nuk janë aspak të shqetësuar në lidhje me inflacionin – kryesisht ata me të ardhura të larta. /RE
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë