Integrimi
Andri Silberschmidt: Shqiptarët sjellin guximin në biznes
Ajo që komuniteti shqiptar i sjell biznesit zviceran, sipas Andri Silberschmidt është: “Guximi. Mendoj se ne në Zvicër na mungon guximi dhe gatishmëria e lidhur me të, për të ndërmarrë rreziqe”
“Ndërmarrësia krijon vende pune, krijon pasuri. Nuk ka të ardhme pa frymë ndërmarrësie. Prandaj, ne duhet të mbështesim njerëzit që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë sipërmarrëse. Kështu bëhet e ardhmja jonë”, thotë Andri Silberschmidt, deputet nacional nga FDP dhe sipërmarrës në gastronomi (https://www.andrisilberschmidt.ch/about-me/).
Albinfo.ch: Kriza e Ukrainës, çmimet e larta të energjisë, inflacioni i lartë – çfarë po bëjnë politikanët për sipërmarrësit zviceranë në këto kohë të vështira?
AS: Politika zvicerane nuk njihet për masa ekonomike afatshkurtra. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që kushtet kornizë për sipërmarrësit zviceranë të jenë gjithmonë të mira. Kjo do të thotë, ndër të tjera: furnizim i sigurt me energji, më pak rregulla dhe tregje të hapura.
Albinfo.ch: A ia vlen të bëhesh ende sipërmarrës sot? Dhe nëse po, pse?
AS: Shpresoj se po. Në terma thjesht financiarë, natyrisht, kjo varet nga ideja dhe njerëzit me të cilët keni krijuar një kompani. Por ia vlen qoftë dhe vetëm për shkak të rrugës që kaloni, njerëzve që takoni dhe përvojave që janë unike.
Albinfo.ch: Ka ankesa se Zvicra ka rrëshqitur në rangun e mesëm për sa i përket fuqisë novatore në renditjen ndërkombëtare. Çfarë jeni duke bërë për këtë?
AS: Unë kam bashkëthemeluar grupin parlamentar “Startups dhe Sipërmarrje” për të ankoruar më mirë të menduarit sipërmarrës dhe çështjet e tij në të gjitha partitë. Puna fillon me dixhitalizimin dhe thjeshtimin e themelimit të një kompanie, vazhdon me qasje më të mirë ndaj punonjësve dhe kapitalit në fazën e rritjes dhe përfundon me sigurimet shoqërore për sipërmarrësit e “dështuar”. Ne kurrë nuk kemi bërë mjaftueshëm për të forcuar ekosistemin e startup-eve.
Albinfo.ch: Komuniteti zvicerano-shqiptar është shumë sipërmarrës. Çfarë cilësish mund të sjellë ai në ekonominë zvicerane?
AS: Guxim. Mendoj se ne në Zvicër na mungon guximi dhe gatishmëria e lidhur me të, për të ndërmarrë rreziqe.
Albinfo.ch: Ju jeni vetë një sipërmarrës hotelerie dhe ofroni Poké Bowls (një specialitet havajan). Sa keni ndryshuar si sipërmarrës në dy-tre vitet e fundit? Çfarë keni mësuar gjatë krizës?
AS: Oh… kam mësuar shumë. Ishte një kohë sfiduese, veçanërisht për lëmin e hotelierisë. Falë punonjësve tanë dhe modelit fleksibël të biznesit (shumë “Take away” dhe dërgesa), ne e kaluam mirë krizën. Njerëzit sipërmarrës gjithmonë e kalojnë më mirë krizën, sepse duhet të jenë në gjendje të përshtaten shpejt me rrethanat e reja.
Albinfo.ch: Si i shihni perspektivat e ardhshme të gastronomisë?
AS: Tendenca drejt qëndrueshmërisë, ushqimit të shëndetshëm dhe proteinave alternative është në ecje të plotë, por ende nuk “ka ndezur” me të vërtetë. Mendoj se gastronomia do të ndryshojë shumë në të ardhmen dhe do të na japë edhe më shumë kënaqësi.
Albinfo.ch: Po perspektivat e sipërmarrjes?
AS: Ndërmarrësia krijon vende pune, krijon pasuri. Nuk ka të ardhme pa frymë ndërmarrësie. Prandaj, ne duhet të mbështesim njerëzit që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë sipërmarrëse. Kështu bëhet e ardhmja jonë.
Albinfo.ch: Po për ekonominë zvicerane në tërësi?
AS: Në afat të shkurtër, për shkak të ngjarjeve globale (luftë, inflacion, pandemi), perspektiva nuk do të jetë e mirë. Nëse mbrojmë parimet e ekonomisë së tregut, kam besim se prosperiteti do të vazhdojë të rritet për të gjithë në një periudhë afatmesme.
Albinfo.ch: Cilat janë qëllimet tuaja personale të biznesit?
AS: Qëllimi ynë prej sipërmarrësi të gastronomisë “kaisin” (emri i biznesit) është të vazhdojmë të rritemi të shëndetshëm me paratë operative. Së shpejti do të hapim lokalin tonë të 10-të – një numër i mirë. Por sfidat nuk po pakësohen, përkundrazi. Kam filluar të investoj edhe në kompanitë e reja të miqve, gjë që edhe mua më pëlqen. Do të doja t’i shoqëroja në rrugën e tyre.
Nesër, çmimi swissalbs për Sipërmarrësin e Vitit
Më 26 nëntor 2022, #swissalbs, organizata ombrellë për komunitetin zvicerano-shqiptar, do të akordojë për herë të dytë në Cyrih çmimin swissalbs për Sipërmarrësin e Vitit.
albinfo.ch është sponsor medial i aktivitetit.
Në juri bëjnë pjesë Këshilltari Kombëtar i FDP-së Andri Silberschmidt, Vllaznim Xhiha, Nadine Jürgensen, Roland Brack dhe Jeton Tola.
Në emër të #swissalbs, Michel Pernet ka zhvilluar nga një intervistë me anëtarët e jurisë mbi situatën aktuale ekonomike dhe mbi jetën e tyre sipërmarrëse.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor