Futboll

Neymar do të mungojë kundër Zvicrës

Ylli botëror është lënduar në ndeshjen kundër Serbisë

Brazili do të jetë pa një armë të fortë kundër Zvicrës.

Ylli i tij, Neymar, është lënduar në ndeshjen ndaj Serbisë dhe nuk do të luajë përballë Zvicrës dhe Kamerunit, shkruan albinfo.ch.

Neymar do të jetë i gatshëm vetëm nëse ‘Selecao’ kalon grupet.

Brazili e mundi Serbinë 2:0 në ndeshjen e parë, kurse Zvicra mposhti minimalisht Kamerunin 1:0.

Ndeshja Zvicër-Brazil do të zhvillohet më 28 nëntor, nga ora 17:00.