Muzikë
Festa e 28 Nëntorit në Austri, kremtohet me aktivitete të ndryshme
Albinfo.at sjell informata rreth disa organizimeve që do të mbahen në Austri për nder të Festës së Flamurit dhe përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Shoqata dhe asociacione të ndryshme shqiptare në Austri, për nder të festës së 28 Nëntorit kanë organizuar për bashkatdhetarët tanë programe të pasura kulturore – artistike, shfaqje filmi dhe turne sportive. Albinfo.at sjell informata rreth disa organizimeve që do të mbahen në Austri, për nder të Festës së Flamurit dhe përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
26 nëntor, shoqata “17 Shkurti” në Baden, organizon koncert familjar
Një nga ngjarjet më të mëdha kulturo – artistike që priten të mbahen këtë të shtunë, do të jetë koncerti në Baden.
Koncerti organizohet tradicionalisht nga shoqata “17 Shkurti” dhe është një aktivitet familjar. Të pranishmit do t’i argëtojë këngëtarja Vjollca Selimi. Në këtë ditë festive nuk do të mungojnë as poezitë nga vogëlushët shqiptarë si dhe vallet tradicionale shqiptare.
“SHKA 17 Shkurti – Baden: Të gjithë në dasmën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, në Baden, të shtunën, më 26 nëntor 2022, në Halle B, Waltersdorferstrasse 40, ora:15:00. Ju mirëpresim!”, shkruan kryetari i shoqatës “17 Shkurti”, Tahir Turkaj.
26 nëntor, në Linz, shfaqet filmi “Zgjoi/Hive”
Në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, por, në qytetin e Linzit do të shfaqet filmi i njohur shqiptar “Zgjoi/Hive”, i regjisores Blerta Basholli. Organizatore e shfaqjes së këtij filmi është, “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”. Kryetarja e kësaj organizate, Adriana Sherifi, ditë më parë në një prononcim për albinfo.at pati theksuar:
“Do të jetë një ditë jo vetëm e filmit, por do të ketë edhe diskutime me mysafirë. E pranishme do të jetë edhe znj. Fahrije Hoti, personazhi nga e cila është frymëzuar edhe historia e vërtetë e këtij filmi. Po ashtu në podium do të kemi edhe zonjën Evelina Glöcker, udhëheqëse e sektorit të integrimit në “Caritas” e cila nga viti 2019 bashkëpunon në projekte të ndryshme të shoqatës sonë”, ka pohuar ajo.
Filmi “Hive” shfaqet me 26 nëntor 2022, duke filluar nga ora 15:00 në “Tabakfabrik”.
Adresa: Peter – Behrens – Platz 7-8, 4020 Linz
26 nëntor, mbrëmje festive në Graz
Po me datën 26 nëntor, në Graz, do të mbahet edhe një mbrëmje familjare kushtuar 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Organizator i kësaj mbrëmje është Unioni Humanitar Shqiptar -Graz. Në njoftimin e kësaj organizate shkruan: „Të festojmë së bashku Ditën e Flamurit Kombëtar, 110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë“, raporton albinfo.at.
Manifestimi do të mbahet, me datën 26 nëntor, nga ora 18:00.
Adresa: Puchstraße 47
8020 Graz
Më 28 nëntor, në Vjenë, përformon grupi muzikor “Dont’t listen to your neighbors”
Organizata KÄ, në kuadër të aktivitetve të saja, më 28 nëntor, për Festën e Flamurit – 28 Nëntorin, sjell në Vjenë, grupin muzikor “Don’t listën to your neighbors”.
“Ky koncert do të jetë një udhëtim në kohë nëpër gjithë hapësirën shqiptare përmes këngëve më të bukura që kemi të trashëguara ndër gjenerata. Koncerti i dedikohet producentes, themelueses dhe udhëheqëses së Festivalit të Filmit në Kosovë PriFest – Prishtina International Film Festival,tashmë të ndjerës, Vjosa Berisha, e cila mbetet ikonë e Prishtinës dhe figura më frymëzuese për të gjithë ata që kontribuojnë në fushën e kulturës”, thuhet në njoftimin e organizatës, e cila udhëhiqet nga Lirjetë Avdiu dhe Ermal Vejsa.
Koncerti mbahet në Borromäus Saal Wien
Adresa: KArl – Borromäus – Platz, 1030 Ëien
Ora: 20:00 h
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizon “Turneu e Pavarësisë”
Pas pauzës së viteve të fundit për shkak të pandemisë, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri rikthen sërish aktivitetet sportive. Për nder të Pavarësisë, LSHFA-ja organizon turnir të futbollit të cilin e kanë emëruar “Turneu i Pavarësisë”. Turniri do të mbahet me datën 10 dhjetor 2022
“Në takimin e kryesisë, të datës 06.11.2022, u vendos për aktivitetin e ardhshëm, që në këtë rast do të jetë turneu tradicional në Futboll për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili, përveç gjatë pandemisë, është tashmë turne tradicional.
Data e mbajtjes së turneut është caktuar për 10.12.2022!”, ka njoftuar Vaxhid Bislimi, anëtar i LSHFA-së dhe bashkorganizator i këtij turniri.
Adresa: Jubiläumsplatz 8, 2243 Matzen
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës