Integrimi
Përkatësia e shumëfishtë, gjuha dhe përdorimi i mediave
Përkatësia e shumëfishtë, përdorimi i medias dhe i gjuhës, pedagogu i mediave, Peter Holzwarth jep informacione rreth kësaj teme
Në serinë e portreteve tona me tema që lidhen me shkollën fillore zvicerane, kësaj radhe ndalemi te Peter Holzwarth. Ai është pedagog mediatik dhe në kuadër të punës së tij si ligjërues ka qenë bashkautor në hartimin e materialeve të ndryshme mësimore për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Moldavisë (shih https://ipe-textbooks.phzh.ch/de/albanien/).
Gjatë një udhëtimi studimor, ai po ashtu ka udhëhequr mësuesit e ardhshëm zviceranë nëpër stacione të rëndësishme në sistemin arsimor në Kosovë, si në Gjilan, etj.
Mënyra “korrekte” e qasjes me median nuk është shqetësim vetëm për mësuesit, por edhe për prindërit e fëmijëve të moshës shkollore. Në një intervistë për Albinfo.ch, Peter Holzwarth na tregon se si ruajtja e gjuhës amtare lidhet me përdorimin e mediave dhe çfarë mund të thotë përkatësia e shumëfishtë.
Albinfo.ch: Në një projekt gjithevropian kërkimor, ju keni ekzaminuar mënyrën e përdorimit të mediave, nga fëmijët migrantë. Çfarë roli luan gjuha në këtë?
Peter Holzwarth: Në kuadër të doktoratës sime, unë kam punuar në një projekt kërkimor ndërkombëtar që shqyrtonte mënyrën e përdorimit të medias midis fëmijëve me prejardhje migrante – si përdorimin e pranueshëm ashtu edhe atë produktiv (p.sh. duke parë filma dhe duke prodhuar filma vetë). Pikënisja e veçantë për këta fëmijë dhe të rinj ishte se ata sillnin me vete një gjuhë tjetër të parë ose amtare. Adoleshentët që mund të shprehen si në gjermanisht ashtu edhe në gjuhën e tyre të parë ose amtare mund të ndjejnë se u përkasin dy botëve të ndryshme mediatike. Përdorimi i mediave në gjuhën gjermane përmbush një lloj funksioni integrues për fëmijët ndërsa duke shfrytëzuar ofertat mediatike nga vendi i origjinës atyre u mundësohet zhvillimi dhe ruajtja e mëtejshme e gjuhës së parë. Ofertat globale të medias si elementi i tretë janë të rëndësishme për identifikimin e kulturës rinore, edhe përtej kombeve. Një shembull në këtë kontekst do të ishte kultura rinore e hip hopit dhe muzika rap.
albinfo.ch: Pa zotëruar gjuhën amtare, as nuk mund të shprehesh në hapësirat përkatëse mediatike dhe as të përdorësh këtë përmbajtje mediatike. Kjo është kështu sa i përket logjikës, por çfarë lidhje ka kjo me përkatësinë?
Peter Holzwarth: Ndodh akoma ndonjëherë që fëmijëve dhe të rinjve u bëhet pyetja ose/ose: “A jeni ju në të vërtetë shqiptarë (kosovarë) apo zviceranë?” Nga këndvështrimi im, kjo pyetje është sjellje e ulët dhe mënyra e shikimit që lidhet me të më duket e vjetruar. Njerëzit me dhe pa përvojë migrimi mund ta lidhin identitetin e tyre me kontekste të ndryshme kulturore. Në këtë kontekst flitet për identitetin laraman (Patchwork) dhe përkatësinë e shumëfishtë. Njerëzit mund të jenë në të njëjtën kohë edhe shqiptarë edhe zviceranë. Dhe: njerëzit mund të jenë nga Graubündeni ose nga Cyrihu.
Kjo përkatësi e shumëfishtë mund të shprehet përmes përdorimit të medias dhe gjuhës. Filmi artistik gjerman “Almanya” (Linku me skenën përkatëse mund të shikohet këtu: https://youtu.be/1c4RSeebfgs) tregon se përkatësia e shumëfishtë mund edhe të mësohet si opsion ose duhet mësuar. Në një skenë filmi, një djalë me prejardhje turke në Gjermani pyet në një situatë familjare: “Çfarë jemi ne tani, turq apo gjermanë?” Pas pak ecejakesh, kushërira e tij e rritur përgjigjet: “Chenk, njeriu mund të jetë të dyja. Sikur ti!” Do të dëshiroja që mësuesit të njihen me konceptin e përkatësisë së shumëfishtë dhe t’ua vënë në dukje këtë mundësi identifikimi edhe nxënësve. Në disa raste, vetë mësuesit kanë përkatësi të shumëfishta dhe ata janë shembull për ncxënësit.
Albinfo.ch: Një qasje e mirë dhe pozitive ndaj medias është shumë e rëndësishme, edhe në shkollën fillore. Çfarë këshillash keni për prindërit që duan të mbështesin fëmijët e tyre në përdorimin e sigurt të medias?
Peter Holzwarth: Si prind apo kujdestar, është e rëndësishme të interesohenu për temat mediatike dhe botën mediatike të fëmijëve. Ka sigurisht kuptim të bëhen pyetje dhe t’ju shpjegohen fenomenet mediatike. Kështu mund të bëhet i mundur mirëkuptimi. Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme që fusha të caktuara të medias të pranohen si private – kjo është veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë. Gjatë pubertetit, mediat kanë edhe funksionin e tyre që të këta të rinj të diferencohen nga brezi i vjetër.
Fëmijët dhe të rinjtë shpesh kanë ndjenjën se ajo që postojnë në internet mund të shihet dhe dëgjohet vetëm nga miqtë e tyre. Por ka pasur raste kur aplikimet e tyre janë refuzuar për shkak se postimet në rrjetet sociale që ishin në dispozicion publik krijonin një imazh negativ të aplikantëve. Përpara se të postojnë në rrjetet sociale, të rinjtë mund të pyesin veten: “A mund ta lexoj këtë tekst edhe me megafon në Bundesplatz, në Bernë?” Një pyetje e ngjashme mund të bëhet edhe për selfiet dhe fotot e tjera personale: “A do ta lija kështu foton nëse ajo do të publikohej në billborde në mes të qytetit?”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha