Kalendari

Projekti “në mes linjave” fillon diskutimin mbi dhunën familjare

Dhuna ndaj grave nuk njeh kufij; as territore, as besime, as moshë, as klasë shoqërore. Përqindja e grave në flukset migratore ndryshojnë sipas vendeve pritëse. Migrimi i grave shqiptare nga Kosova në Zvicër është gjithashtu një pasqyrim i roleve që ato luajnë apo kanë luajtur në shoqërin kosovare.

Gratë kosovare ishin të margjinalizuara si anëtare të shoqërive në të cilat jetonin. Para luftës në Kosovë nuk kemi dëgjuar për problemin e dhunës në familje, sepse situata që mbretëronte në Kosovë dhe në Ballkan, ku luftërat zgjatën më shumë se dhjetë vite, ndikojë që shumë probleme të jetës së përditshme të ishin probleme dytësore apo të ishin të fshehura nga një situatë ku mbijetesa ka qenë si prokupim kryesor.

Tema e dhunës në familje në mesin e grave kosovare në Zvicër dhe burimet e gjithë këtij problemi janë pak të njohura. Mungesa e informacionit të sakta dhe një qasje serioze hap dyert për diskutime të ndryshme.

Qëllimi i Tryezës «  Diskutim mbi dhunën familjare » ka si pikënisje objektivat që :

  1. Dhuna familajre të njihët si fenomen shoqëror që kërkonë një përgjigjje së pari nga komuniteti shqiptar në Zvicër duke i thën « Jo dhunës familjare »
  2. Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për pasojat e dhunës në familje
  3. Bisedën për të shikuar formën për të vepruar kundër dhunës familajre

Në ketë debat do marri fjalën specialistë :

Olivier Meuwly, Historian dhe shkrimtar

Ermira Danaj, Doktore e shkencave sociale dhe autore e shumë botimeve lidhur me temën

Chloé Maire, Punëtore sociale pranë Fratenitetit të Qendrës sociale Protestante

Shyhrete Rexhaj, Profesore në Institutin e shkollës së lartë të Shëndetit

Moderatore e debatit do jetë, Vjosa Gërvalla, Drejtoreshë e shoqatës  albinfo.ch

Për më shumë informata mundeni ta kontaktoni Zotëri Visar Qusaj , shef i projektit :

Visar Qusaj

Tél : 0793596517

Mail : [email protected]