Lajme
Vërshohet qyteti i Pejës nga reshjet e shiut
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme, në komunën e Pejës gjatë ditës së sotme janë shkaktuar vërshime në disa zona të këtij qyteti.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.
Sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.
Ndërkohë, Telegrafi më herët ka raportuar se qyteti i Pejës është në rrezik nga vërshimet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në Lumbardh, përcjell Albinfo.ch.
Lidhur me situatën aktuale në Pejë, në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe pamje të tjera, ku uji ka mbuluar disa sipërfaqe.
Situatë e rrezikshme nga vërshimet raportohet edhe në zonën e Grykës së Rugovës, ku është rritur niveli i ujit afër tunelit në Rugovë.
E-Diaspora
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i...
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çfarë do të ndryshojë në vitin 2025 për trafikun rrugor Disa masa të reja do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, duke përfshirë autorizimin e...
-
Léman Express tani 24/7
-
Zvicër: Rihapet teleferiku më i pjerrët në botë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
-
Hapet faza e parë për sigurimin e një bilete për Eurovizion