Lajme
Rusia në recesion, shkaku i sanksioneve perëndimore
Rusia ka rënë në recesion pasi u godit rëndë nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.
Të dhënat zyrtare të lëshuara nga agjencia zyrtare e statistikave të vendit Rosstat tregojnë se GJDP-ja e vendit u tkurr me 4 për qind në tremujorin e tretë 2022, krahasuar me një vit më parë, raporton The Mirror, përcjell Albinfo.ch.
Kjo do të thotë se vendi i presidentit rus, Vladimir Putin, është tani teknikisht në recesion, pasi ka përjetuar dy tkurrje radhazi, duke shënuar gjithashtu një rënie prej 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sanksionet ekonomike të vendosura nga aleatët perëndimorë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt kanë pllakosur ekonominë e vendit, me një numër mallrash dhe shërbimesh të njohura që nuk janë më të disponueshme për qytetarët e vendit, shkruan The Mirror.
Vështirësitë në importimin e komponentëve kryesorë dhe pjesëve të këmbimit kanë penguar gjithashtu sektorin e prodhimit. Të dhënat e reja treguan gjithashtu një rënie të madhe prej 22.6 për qind në aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe një rënie prej 9.1 për qind në tregtinë me pakicë.
Elvira Nabiullina, Guvernatorja e Bankës së Rusisë, u tha ligjvënësve se vendi duhet të shikojë “shumë matur me sy hapur” në perspektivat e tij ekonomike ndërsa hyn në recesion.
“Po, situata mund të përkeqësohet, ne e kuptojmë këtë”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, shumë analistë kishin parashikuar një tkurrje edhe më të fortë prej 4.5 për qind.
E-Diaspora
-
Mjekët e rinj shqiptarë në Zvicër, do të kenë nga një mentor shqiptar Kryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës, Dr. med. Mentor Bilali, me plane konkrete për...
-
Hamza në Shtutgart: Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë
-
Kurti në Frankfurt takohet me studentët e diasporës shqiptare, bashkëbisedohet për disa tema
-
Mbrëmje kulturore mbi Shën Jeronimin dhe Shën Nënë Terezën
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës sot po zhvillon punimet e simpoziunit të pestë
Jeta në Zvicër
-
Mediat sociale nuk janë një burim i madh stresi për të rinjtë zviceranë Të rinjtë në Zvicër ndjehen më pak të stresuar nga mediat sociale sesa mund të pritej....
-
Kërkesa e re: Zvicra duhet të mbledhë taksa për BE-në
-
Ku mund të shkoni për ski në Alpet zvicerane këtë nëntor?
-
Mjekët e rinj shqiptarë në Zvicër, do të kenë nga një mentor shqiptar
-
Çmimet e pronave rezidenciale zvicerane vazhdojnë të rriten