Lajme
Zvicër: Pastrimi i ish-stokut të armëve do të kushtojë 2.59 miliardë franga
Qeveria ka miratuar financimin prej 2.59 miliardë CHF për pastrimin në shkallë të gjerë të një depoje të vjetër municioni në Alpet e Bernes, transmeton albinfo.ch.
Paratë për operacionin e pastrimit tani do të shkojnë në Parlament për t’u debatuar nga dy dhomat, tha qeveria.
Vendimi për të pastruar ish-stokun e armëve në Mitholz u mor në vitin 2020, pasi ekspertët zbuluan se 3,500 tonë municione dhe eksplozivë të depozituar në vendin nëntokësor përbënin një rrezik më të madh nga sa supozohej më parë.
Operacioni, i vendosur të zgjasë mbi dy dekada, nuk është aspak i thjeshtë: rreth 50 njerëz që jetojnë afër zonës do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre deri në vitin 2025, për kohëzgjatjen e pastrimit. Ka gjithashtu komplikime të lidhura me gjeologjinë dhe infrastrukturën në rajon, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës