Shqipëria

Shqipëria bëhet sot anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile

Shqipëria firmos sot për anëtarësimin në Mekanizimin Europian të Mbrojtjes Civile.

Marrëveshja do të fimroset mes ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe Komisionerit europian për Mbrojtjen Civile, Janez Leanercic.

Kjo marrëveshje i jep mundësinë Shqipërisë që të jetë pjesë e këtij mekanizmi, duke përfituar ndihma, në fakt, sa u përket fatkeqësive natyrore me të cilat do të përballet vendi ynë.

Mekanizimi Europian i Mbrojtjes Civile i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve gjatë verës si edhe me ndihma gjatë tërmetit të vitit 2019.