Integrimi
Një libër me vlera të veçanta për autizmin
“Gjatë punës me fëmijët autistë, autorja ndjen, përjeton dhe emocionohet bashkë me ta… Ajo ndaj fëmijëve shpreh jo vetëm vëmendje e përkujdesje të skajshme, por shpreh edhe dashuri e shqetësim, dhembje e trishtim”
Në ambientet e ambasadës së Republikës së Kosovës, të shtunën, më 12 nëntor, këshilli kantonal i LAPSH-së në Bernë bëri përurimin e librit “365 ditë autiste”, të mësueses dhe pedagoges Mirela Duka-Xoxi.
Përurimi i librit të parë të koleges sonë, mësuese shumëvjeçare në mësimin plotësues, u bë në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, zoti Sami Ukelli përshëndeti autoren dhe të pranishmit për organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore, duke premtuar se do të jetë gjithmonë mbështetje e LAPSH-së dhe e veprimtarisë së saj arsimore e kulturore.
Veton Dizdari, mësimdhënës shumëvjeçar dhe anëtar i këshillit kantonal, moderoi në mënyrë të shkëlqyer mbrëmjen, duke ua dhënë fjalën panelistëve, të pranishmëve dhe autores së librit.
Koordinatorja e LAPSH-së për kantonin e Bernës, përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore të LAPSH-së, njëkohësisht përgëzoi autoren për veprën e saj të parë, me dëshirën që kjo vepër të jetë nxitje për të vazhduar me vepra të tjera.
Pas koordinatores, fjalën e mori redaktori i librit, zoti Gani Bytyçi, i cili vlerësoi lart këtë vepër të veçantë të autores. Ndër të tjera Bytyçi theksoi se: “Gjatë punës me fëmijët autistë, autorja ndjen, përjeton dhe emocionohet bashkë me ta… Ajo ndaj fëmijëve shpreh jo vetëm vëmendje e përkujdesje të skajshme, por shpreh edhe dashuri e shqetësim, dhembje e trishtim”.
Autorja e librit në vazhdim lexoi fragmentin “Dita e parë e punës”, nga libri i saj. Pas autores, këngëtarja e mirënjohur e këngës shkodrane, zonja Gentjana Tafili lexoi recensionin e zonjës Denada Toçe, drejtuese ekzekutive dhe analiste e “Albanien Center ofAutism”, Tiranë.
Pjesa tjetër vazhdoi me bashkëbisedim në mes të autores dhe moderatorit rreth autizmit. Pyetjet ishin: “Kur jeni takuar për herë të parë me autizmin dhe a mund të na thoni diçka më tepër rreth tij, duke e ditur se rreth kësaj teme flitet shumë pak?” Atëherë autorja me PowerPoint dha shpjegime në mënyrë profesionale rreth autizmit, si çrregullim i personalitetit të njeriut.
Autorja e librit në vazhdim lexoi fragmentin “Dita e parë e punës”, nga libri i saj. Pas autores, këngëtarja e mirënjohur e këngës shkodrane, zonja Gentjana Tafili lexoi recensionin e zonjës Denada Toçe, drejtuese ekzekutive dhe analiste e “Albanien Center ofAutism”, Tiranë.
Pjesa tjetër vazhdoi me bashkëbisedim në mes të autores dhe moderatorit rreth autizmit. Pyetjet ishin: “Kur jeni takuar për herë të parë me autizmin dhe a mund të na thoni diçka më tepër rreth tij, duke e ditur se rreth kësaj teme flitet shumë pak? » Atëherë autorja me PowerPoint dha shpjegime në mënyrë profesionale rreth autizmit, si çrregullim i personalitetit të njeriut.
Pas këtij prezantimi profesional, zonja Tafili lexoi një fragment nga recensioni i shkrimtares Arjola Kondakçiu.
Në vijim, koordinatorja e LAPSH-së, zonja Saime Isufi, lexoi shkrimin rreth librit “Vështrim rreth librit me tregime “365 ditë autiste”.
Moderatori, zoti Veton Dizdari lexoi më tutje recensionin e zonjës Dhimitra Malo, ish mësuese në gjimnazin “Sami Frashëri”, në Tiranë.
Pas leximit të recensioneve e të pjesëve nga libri, për të pranishmit u hap biseda rreth librit. Rreth tij folën Hamzë Morina, ish mësues shumëvjeçar, duke vlerësuar lart librin dhe guximin e autores për trajtimin e një teme shumë të ndjeshme, siç është autizmi. Përveç tij folën edhe zonja Nexhmije Ibrahimi, mësimdhënëse dhe eksperte interkulturore ; zonja Teuta Kryeziu, kryetare e këshillit të prindërve në Ostermundigen. Duke vlerësuar lart rëndësinë e botimit të këtij libri, ajo theksoi se do të marrë disa nga këto libra dhe do t’ua shpërndajë prindërve shqiptarë me fëmijë autikë. Librin dhe punën e autores e vlerësuan lart edhe zonjat Esmeralda Hoxha dhe Ida Jashari, mësuese shumëvjeçare, e cila në emër të këshillit kantonal të LAPSH-së , i dhuroi lule autores.
Në përmbyllje, këngëtarja e mirënjohur Gentjana Tafili e bëri edhe më të bukur atmosferën e mbrëmjes së shkëlqyer përuruese, me dy këngët të bukura shkodrane.
Krejt në fund, moderatori falënderoi firmën “Isoltec GmBH”, me drejtues Gjergj Duka, për aperon e shtruar për këtë rast.
Zonja Mirela Duka-Xoxi, në shenjë falënderimi për librin, dedikuar publikut shqipfolës, pranoi shumë lule nga nxënësit e saj dhe shumë të pranishëm në përurim.
Të pranishmit, gjatë aperos, patëm mundësinë të furnizoheshin me librin, autografin e autores dhe të takoheshin e të bisedonin mes tyre.
Ishte një përurim ndër më të bukurit, i cili do të mbetet në mbamendjen e të pranishmëve.
Koleges sonë i urojmë suksese pa fund në punën e saj krijuese për librat e radhës!
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha