Shqiperia
Sali Berisha dhe Ilir Meta, krah njëri-tjetrit në protestë
Secilii nga selitë e tyre, Sali Berisha dhe Ilir Meta, iu drejtuan protestuesve për t’u bashkuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përcjell albinfo.ch.
I pari që la selinë blu ishte ish-kryeministri Berisha, i cili ndryshe nga herët e tjera, fjalimet politike nuk i bëri për mediat, po la t’u drejtohet protestuesve nga podium i vendosur para kryeministrisë.
Sakaq aleati i tij në opozitë e konsideroi këtë një ditë të jashtëzakonshme, ndërsa foli për një protestë paqësore.
“Një ditë e jashtëzakonshme. Ju e shikoni sa paqësore është atmosfera. Nuk ka asnjë rëndësi, Rama ka qindra udhëtime me charter, vjedh çdo sekondë shqiptarët pa qenë nevoja të jetë në Shqipëri. Është urgjente largimi dhe shporrja e tij.
Si mund të bëhet kjo pyetje për një njeri që ka bërë të kundërtën e çdo premtimi, si mund të kesh një raport me një njeri që i ka vënë kazmën demokracisë. Poshtë zyrës së tij dalin fëmijët, prindërit, 105 mijë biznese kanë falimentuar. Protesta dhe zgjedhje, kjo është një pranverë demokratike që nuk ndalon.
Qytetarët janë të ndërgjegjshëm që ky është vendi i tyre dhe kryeministria, Parlamenti, e gjithçka u takon atyre. Edhe bashkia shumë shpejt do u kthehet atyre. Nuk jemi të shqetësuar, jemi të bindur në mbarëvajtjen e kësaj proteste”, u shpreh Meta.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta