Integrimi
Cyrihu përkujton profesoreshën, Dr. Shqiponja Isufi
“Ne nderojmë ish-studenten, docenten dhe shoqen tonë me një takim përkujtimor”, ishte motoja nën të cilën ishin mbledhur familjarë, miq dhe ish-studentë për të përkujtuar jetën dhe veprën e profesoreshës dhe ekonomistes së shquar, Dr. Shqiponja Isufi
Në ambientet e Universitetit të Cyrihut është mbajtur mbrëmje përkujtimore për Dr. Shqiponja Isufin. Mbrëmja homazh që është mbajtur në kujtim të profesoreshës dhe ekonomistes së shquar, ishte organizuar nga familja, miqtë, ish-studentet (Alumni) dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Cyrihut “Studenti”.
“Ne nderojmë ish-studenten, docenten dhe shoqen tonë me një takim përkujtimor”, ishte motoja nën të cilën ishin mbledhur numër i madh i miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjes në kujtim të profesoreshës që humbi jetën tragjikisht, gjashtë javë më parë, shkruan albinfo.ch.
Në këtë organizim përkujtimor, fjalë rasti patën: Driton Komani (drejtues i takimit), Samire Mihovci, Naser dhe Vjollca Morina, Fredy Grossniklaus, Thomas Bienz, Luzia Renk, Martin Beglinger, Shqipe Isufi dhe Saime Isufi. Që të gjithë vlerësuan lartë jetën dhe veprën e profesoreshës që shquhej për energjisë e saj pozitive, Shqiponja Isufi.
Nga bashkëpunëtorët dhe mësimdhënësit e saj, që evokuan kujtime, Dr. Shqiponja vlerësohej për shpirtin energjik e të përkushtuar dhe për pasionin e saj të madh për shkollën dhe arritjet profesionale. Shqiponja ishte rreze dielli, gjithmonë e hareshme dhe e buzëqeshur, me një sens të veçantë humori.
Ishin veçanërisht prekëse kujtimet që evokuan ish mësuesi i Shqiponjës nga cikli i lartë i fillores, Fredy Grossniklaus, bashkëpunëtorja e saj, Luzia Renk etj.
Mësuesi Grosssniklaus i ka bërë një përshkrim të hollësishëm karakterit dhe temperamentit të Shqiponjës në kohën kur ajo ishte nxënëse. Atë e veçonte zelli i madh për punë, ambicia për arritje në mesi por pa u bërë rob i tyre, pra, duke ruajtur të paprekur qasjen njerëzore e të sinqertë ndaj bashkënxënësve dhe njerëzve të tjerë që e rrethonin.
Ndërsa gazetari i njohur zviceran Martin Beglinger ka folur për dy takime interesante me Dr. Shqiponjën, në një hark më shumë se dhjetëvjeçar kohe. Ai ka takuar për herë të parë vajzën ambicioze 26 vjeçare, kur po realizonte një prezantim të “shqiptarëve të suksesshëm” në Zvicër, në vitin 2007, për shtojcën “Magazin” të gazetës Tages Anzeiger. Atëbotë, Dr. Shqiponja ishte asistente në universitet dhe tashmë kishte titullin doktor shkence.
Atij i kishte bërë përshtypje përkushtimi i saj për thellimin e studimeve gjegjësisht për karrierën akademike. Në vitin 2018 Begglinger ka takuar sërish Dr. Shqiponjën, e cila ndërkohë ishte bërë nënë e dy fëmijëve, shkruan albinfo.c. Por, siç e thekson ai, përkushtimi për punën që bënte në profesion vazhdonte të ishte i madh, pavarësisht detyrimeve të shtuara tashmë, si nënë dhe bashkëshorte.
Qamil Isufi, babai i të ndjerës, i emocionuar dhe njëherësh krenar me miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë që kishte vajza e tij, Shqiponja Isufi, para të pranishmëve tha se ai dhe bashkëshortja kanë bërë më të mirën për fëmijët e tyre. “Shqiponja ka qenë fëmijë i veçantë, dhe këtë veçanti e kemi kuptuar më fort se kurrë nga dita e vështirë, që mua dhe bashkëshorten time do të na ndjekë deri në fund të jetës”.
“Uroj që vajza ime të jetë viktima e fundit, e një akti të rëndë e çnjerëzor, uroj që përjetime të tilla mos të përjetojë asnjë familje” ka thënë Isufi. I emocionuar Z.Isufi ka thënë se „Shqiponja na mungon ne, u mungon shokëve dhe shoqeve të saj, i mungon komunitetit zviceran dhe atij shqiptar”.
Ai u ka bërë thirrej miqve dhe bashkëpunëtorëve si dhe studentëve që të vazhdojnë punën dhe rrugën për arritje profesionale që kishte nisur Shqiponja. Z. Isufi ka porositur se vazhdimi i punës aty ku e la Shqiponja është mision për të rinjtë dhe të rejat.
Dafina Isufi, motra e Shqiponjës, po ashtu ka evokuar kujtime duke lexuar para të pranishmëve një letër që i kishte shkruar motrës se saj të ndjerë. Në letrën e saj, ndër të tjera ajo ka thënë se do të kujtojmë gjithmonë se sa krenare, inteligjente dhe me humor ishte.
Vdekja e hershme e Shqiponja Isufit ka tronditur komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo ka qenë e njohur dhe e vlerësuar për shembullin që ka dhënë në komunitet me arritjet e saj në shkollim dhe shkencë.
(Teksti dhe fotot: Armend Berisha)
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025