Shqipëria
Shqipëria, ende një nga popullsitë me moshën më të re në Evropë
Në bazë të statisitkave, Shqipëria është ende një nga popullsitë me moshën më të re në Evropë, por po plaket me ritme shumë më të shpejta se shtetet e tjera.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, popullsia shqiptare e grupmoshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1 pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021, duke kryesuar kështu listën e tridhjetë e shtatë vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat (Kosova mungon).
Nga 19.6 për qind që ishte përqindja e popullsisë deri në 14 vjeç në vitin 2014, ka zbritur në 16.5 për qind në fund të vitit 2021.
Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Evropian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje (shiko grafikun: Sa është reduktuar në pikë% grupmosha 0-14 vjeç, 2021/2014).
Ritme të larta të plakjes pas Shqipërisë kanë edhe Turqia dhe Islanda me nga 1.8 pikë përqindje secila, Irlanda me 1.5 pikë përqindje dhe Holanda me 1.4 pikë përqindje. Më e qëndrueshme duket plakja për vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut me 0.8 pikë përqindje dhe Mali i Zi me 0.7 pikë përqindje.
Shqipëria ende bën pjesë në grupin e vendeve me popullsi të re në moshë, me moshë mesatare 38.2 vjeç, në fund të 2021-ës (nga 44 vjeç që është mesatarja e Evropës), por ritmet e plakjes vitet e fundit janë më të shpejta nga sa ka ndodhur në vendet e tjera të Evropës, sidomos të BE-së.
Mosha mesatare është kufiri që ndaj popullsinë në dy grupe të barabarta, domethënë në Shqipëri gjysma e popullsisë është më e re se 38.2 vjeç. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vjet, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.
Por cilat janë disa nga shkaqet që kanë çuar vendin në këtë situatë?
Nga njëra anë gratë shqiptare po lindin më pak. Indeksi sintetik i fekonditetit ka shënuar rënie nga 1.73 në 2014-ën në 1,32 në vitin që lame pas. Në Evropë, shkalla e lindshmërisë u vlerësua të ishte 1.49 lindje për grua për vitin 2022. Emigracioni i lartë i popullsisë së moshë riprodhuese dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.
Faktori tjetër lidhet me emigracionin e familjeve që largohen me fëmijë të vegjël. Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se rreth 30 për qind e kërkesa për azil janë të grupmoshës deri në 14 vjeç.
Disa shtete si Gjermania, të cilat kanë filluar procesin e plakjes disa dekada më parë tashmë janë duke përjetuar rikuperim të popullsisë prej politikave që kanë rritur normat e lindshmërisë.
Si po përmbyset piramida e popullsisë?
Në vitin 2001, Shqipëria regjistronte rreth 30 për qind të popullsisë totale në grupmoshën deri në 14 vjeç. E njëjta grup-moshë regjistrohet të jetë reduktuar në 19.57 për qind në 2014 dhe 16.5 për qind në 2021 referuar të dhënave të Institutit të Statistikave.
Vitet më të këqija, ku ritmi i rigjenerimit ka qenë më i ulët rezultojnë të jenë ato mes periudhës 2006-2012.
Në të kundërt është rritur pesha e popullsisë së moshuar, 60-74 vjeç, që zinte 15.9 për qind të totalit të popullsisë në 2021, nga 8.6 për qind në vitin 2001.
Të rinjtë, në vendet e Bashkimit Evropian
Shtetet Evropiane kanë disa vite që e kanë kuptuar rëndësinë e një popullsie të re në moshë, ndaj kanë marrë masa për moslejimin e plakjes së popullatës, kryesisht përmes politikave të emigracionit të hapur, ose lehtësimit të proceduarave për të rinjtë e arsimuar.
Sipas Eurostat, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç përbëjnë rreth 16.3 për qind të popullsisë totale të BE-së. Ato përbënin më shumë se një të katërtën e popullsisë së përgjithshme në rajonin e kryeqytetit danez të Byen Kobenhavn , si dhe në qytetet studentore të Overig Groningen në Holandë dhe Heidelberg. Stadtkreis në Gjermani. Në mbi 46 rajone në të gjithë BE-në, të rinjtë përbëjnë të paktën një të pestën e popullsisë totale.
Këto janë rajone kryesisht urbane apo qytete universitare dhe ishin të përqendruara në një numër të vogël shtetesh anëtare të BE-së si Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Greqi, Spanjë, Francë, Qipro, Holandë dhe Suedi. Duke parë të ardhmen dhe bazuar në parashikimet e Eurostat për popullsinë, të rinjtë do të përbëjnë 14.9 për qind të popullsisë së BE-së deri në vitin 2050, ose 1,4 pikë përqindje më e ulët se në 2021, duke treguar shenja të plakjes progresive te Popullsia e BE-së.
Ndërkohë, po sipas këtyre parashikimeve, janë 16 zona ku numri i të rinjve parashikohet të mbetet konstant ose të vazhdojë të rritet në 16 zona, 14 prej të cilave ndodhen në Gjermani, raporton Monitor.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta