Lajme
Joe Hoxha, fitoi një vend në Asamblenë e Shtetit të Connecticut
Joe Hoxha, një histori suksesi në SHBA
Bëhet e ditur se shqiptaro amerikanit Joe Hoxha fitoi një vend në Asamblenë e Shtetit të Connecticut, shkruan albinfo.ch.
Një vendas në Tiranë, Shqipëri, Hoxha është i diplomuar në Universitetin e Connecticut me diplomë në shkenca politike dhe sociologji dhe punon në industrinë e financës.
I lindur në Tiranë më 1992, Xhoi u largua së bashku me familjen drejt Amerikës, kur ishte 4 vjeç në 1996. Fati i tyre ishte se fituan lotarinë amerikane, e pas këtij momenti jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë.
U diplomua në “University of Connecticut” për “Shkenca Politike dhe Sociologji”, përmes një kurrikule që në fund i dha Hoxhës një “Dual Degree”, pra një bachelor me me dy degë të përfshira.
Rezultatet e larta dhe puna e palodhur bëri që në vitin 2014, kur Xhoi ishte vetëm 22 vjeç, t’i besohej detyra e këshilltarit dhe menaxherit të fushatës për disa kandidatë në Texas, Missouri, New Hampshire, Virginia, CT.
Në vitin 2019, Xhoi filloi një karrierë në një industri financiare, por aktivitetin e tij politik nuk e la asnjëherë pas.
Një jetë dedikuar politikës, më në fund Hoxha vendosi që në 27 janar, të këtij vitit (2022) të hidhte kandidaturën për “State Representative” në distriktin e 78-të të Shpisë së Përfaqësusve të Kenerikes (Connecticut House of Representative district 78th) Plymouth and Bristol. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025...
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
Jeta në Zvicër
-
Sa ka njohuri për mediat në Zvicër Popullsia zvicerane përpiqet të kuptojë se çfarë po u thuhet atyre nga media. Një studim i...
-
Frangu forcohet më shumë ndaj euros
-
Shumë vende pune – përveç në Ticino
-
Të gjithë semaforët e Gjenevës do të ndërrohen
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit