Lajme
Greva dhe protesta në disa shtete evropiane për inflacionin e lartë
Evropa është goditur nga një seri grevash për shkak të rritjes së çmimeve.
Në Bruksel protestuesit e udhëhequr nga sindikatat shkaktuan tensione në zemër të kryeqytetit.
Demonstrata të ngjashme pati në gjithë vendin. Sindikatat kryesore bashkuan forcat për të kërkuar rritje të pagave në kohën kur inflacioni po arrin nivelin më të lartë që nga mesi i viteve 1970.
“Është një demonstrim për fuqinë blerëse, për paga, për përfitime sociale, për gjithçka që është e bllokuar sot. Vërtet po jetojmë në një situatë krize. Kriza po ndjek njëra-tjetrën dhe tani është vërtet një tronditje. Burrat dhe gratë, madje edhe ata me prejardhje më të pasura, po e përjetojnë situatën aktuale të faturave të energjisë si një tronditje“, u shpreh një pjesëmarrës.
Aksioni i grevës ka shkaktuar gjithashtu probleme për udhëtarët në Athinë.
Mijëra protestues marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe qytetit verior të Selanikut, ndërsa disa punonjës të sektorit publik dhe privat u larguan nga puna për të hyrë në një grevë të përgjithshme 24-orëshe kundër rritjes së çmimeve./Reuters
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë