Lajme
Facebook pritet të njoftojë për shkurtime masive të vendeve të punës
Meta, kompania mëmë e Facebookut, planifikon të fillojë shkurtime në shkallë të gjerë të vendeve të punës.
Mediet raportojnë se ky vendim pritet të shpallet këtë të mërkurë. Gjatë rezultateve zhgënjyese financiare për tremujorin e tretë, shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg, pati njoftuar se do të ketë largime të punëtorëve.
“Në vitin 2023, investimet tona t’i fokusojmë në një numër të vogël fushash që kanë prioritet të lartë në rritjen e kompanisë”, pati thënë Zuckerberg.
Meta ka rreth 87 mijë punëtorë në mbarë botën në të gjithë platformat e saj, duke përfshirë Facebookun, Instagramin dhe WhatsAppin.
Planet për shkurtimin e vendeve të punës ndjekin vështirësitë në të gjithë sektorin e teknologjisë, pasi kjo industri po përballet me ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore.
“Në total, ne presim që ta përfundojmë vitin 2023 me përafërsisht apo me të njëjtën madhësi ose edhe një kompani pak më të vogël se sa jemi sot”, ka shtuar ai.
Platformat e mbështetura nga reklamat, si Facebook dhe Google e Alphabet, po vuajnë nga shkurtimet në buxhet që po bëjnë reklamuesit, teksa luftojnë me inflacionin dhe rritjen e normave të interesit.
Po ashtu, kompanitë Stripe dhe Lyft njoftuan për largime masive nga puna në shkallë të gjerë, ndërsa Amazon tha se do të rrisë punësimin nëpër zyrat e saj të korporatave.
Twitter që kur u ble nga Elon Musku largoi nga puna rreth gjysmën e 7,500 punëtorëve që ka aktualisht.
Zuckerberg ka thënë se pret që investimet në Metaverse të zgjasin rreth një dekadë për të dhënë rezultate pozitive. Ndërkohë, ai thotë se duhet të riorganizojë ekipet brenda kompanisë për të ulur kostot./BBC
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë