Lajme
Britania, e ‘zhytur’ në krizë
Banka e Anglisë ka ngritur normat e interesit me 0.75, duke i çuar në 3 për qind dhe duke shënuar në të njëjtën kohë rritjen më të lartë që prej 1989-s.
Gjithashtu, institucioni financiar parashikon se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një recesion 2-vjeçar shumë sfidues, që mund të jetë më i gjati në 100 vjet, e që mund të shoqërohet me një dyfishim të papunësisë.
Sipas raportimeve të BBC, normat e larta të interesit do të mirëpriten nga ata që kursejnë, por do të kenë një efekt negativ tek ata që përballen me pagesën e hipotekave, shlyerjen e kredive dhe huave bankare.
Normat në Britaninë e Madhe kanë qenë në rritje që prej dhjetorit të kaluar, në përpjekje për të kufizuar rritjen stratosferike të çmimeve, me inflacionin që ndodhet në nivelin më të lartë të 40 vjetëve të fundit.
Veprimi i Bankës së Anglisë pason trazirat ekonomike të verifikuara gjatë qeverisjes së Liz Truss, edhe pse gjërat janë qetësuar disi me ardhjen në pushtet të Rishi Sunak.
Sunak ka premtuar një plan të ri për riparimin e financave të vendit, të cilin do ta publikojë më vonë gjatë muajit, por edhe në këtë rast pritet të ketë rritje të taksave dhe tkurrje të shpenzimeve.
Menjëherë pas njoftimit të Bankës së Anglisë, stërlina humbi 1.4 pikë përqindje kundrejt dollarit amerikan dhe ishte 0.8 për qind më e ulët kundrejt euros./Euronews
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë