Kosova

Mbi 5 miliardë euro të ‘paluara’ në banka kanë qytetarët e Kosovës

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)

Referuar statistikave të fundit, tregohet se bizneset dhe familjet në Kosovë del të kenë goxha para në banka, përcjell albinfo.ch.

Në bazë të të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shuma që i ruajnë ata e tejkalon 5-miliardëshin.

Këtë informacion e ka bërë të ditur zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, i cili ka thënë se vlera e depozitave ka arritur në 5.2 miliardë.

Ai ka thënë se kjo shifër është deri në muajin shtator.