Kosova

Kosovë: Nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për Ekonomi nuk përjashtoi mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave.

“Gjatë muajve të verës disa njësi të termocentralit kanë qenë në remont. Pas kësaj është marrë vendimi për shpalljen emergjente me rrymën. Duke qenë se situata nuk pritet të stabilizohet, mirëpo pritet që të vështirësohet gjatë muajve të dimrit, duke qenë se bien temperaturat e konsumi të rritet, me gjithë gjatë dy javëve të fundit kemi parë një ulje të çmimit në tregun evropian, por kjo do të jetë e përkohshme”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.