Lajme

Kompanitë zvicerane ulin prodhimin për shkak të çmimeve të larta të energjisë

Një në dhjetë kompani në Zvicër kanë ulur prodhimin për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike.

Prodhuesit industrialë janë më të shqetësuar për një deficit të energjisë elektrike sesa gazit natyror, tregoi një sondazh i publikuar të martën nga banka, Credit Suisse. Gjysma e firmave të anketuara po përgatiten për ndërprerje të energjisë, ndërsa vetëm një e treta po përgatiten për mungesën e gazit, transmeton albinfo.ch.

Hapi më i njohur që kompanitë po ndërmarrin për të siguruar furnizimin me energji është frenimi i konsumit, i ndjekur nga blerja e gjeneratorëve ose baterive emergjente. Masa të tjera përfshijnë instalimin e paneleve diellore, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, kryetari i Credit Suisse, Axel Lehmann thotë se rritja e planifikuar e kapitalit do ta bëjë huadhënësin “të fortë”, ndërsa hedh poshtë zërat për një blerje.

Në një intervistë me Bloomberg TV në Hong Kong, ai tha se banka donte të qëndronte e pavarur.