Lajme
Bie përdorimi i gazit në Evropë
Evropa uli përdorimin e gazit në gusht dhe shtator, pasi industritë tkurrën prodhimin në përgjigje të rritjes së çmimeve dhe ofertës së pakët ruse, megjithëse shkurtimet u shpërndanë në mënyrë të pabarabartë midis vendeve.
Përdorimi i përgjithshëm i gazit në Bashkimin Evropian ra me 14% në gusht, krahasuar me mesataren pesëvjeçare për muajin dhe me 15% në shtator, sipas të dhënave më të fundit nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.
Çmimet e larta të gazit kanë çuar në mbyllje të përkohshme të fabrikave të çelikut dhe prodhuesve të çimentos në gjithë BE-në muajt e fundit. Prodhuesit europianë të plehrave kimike ulën më shumë se 70% të kapacitetit të tyre në gusht.
Vendet e BE-së ranë dakord në korrik për të ulur vullnetarisht kërkesën e tyre për gaz me 15% duke nisur nga gushti, ndërsa u përpoqën të mbushnin depozitat dhe të kursenin karburant për një dimër me furnizime të pakta ruse.
Me nivelin e depozitave të gazit në BE, që tani arrin në 94%, si dhe temperaturat tepër të larta, çmimet kanë rënë në javët e fundit, edhe pse ato mbeten më të larta se një vit më parë. Rënia e fundit e përdorimit të gazit u shpërnda në mënyrë të pabarabartë midis vendeve, madje disa e rritën konsumin e tyre.
Gjermania, përdoruesi më i madh i gazit në Evropë, uli konsumin me 28% në gusht dhe 7.4% në shtator, ndërsa përdorimi i gazit në Itali ra me 22% në shtator dhe në Holandë me gati një të tretën. Ndërkohë, që përdorimi i gazit në Spanjë u rrit lehtë në të dy muajt, për shkak të thatësirës. /Scan tv
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë