Shqipëria

Shqipëri: 80 për qind e faturave të energjisë i paguan shteti, 20 për qind konsumatori  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot se në faturën e energjisë të çdo familjeje dhe biznesi të vogël, 20% e paguajnë konsumatorët dhe 80% e paguan shteti, transmeton Albinfo.ch.

“Ne po bëjmë një sforco të jashtëzakonshme që të mos lejojmë që çmimi i rritur i energjisë të prekë familjet dhe të prekë biznesin e vogël. Nëse kjo do të ndodhte, do të sillte menjëherë një rritje të çmimeve të të gjitha produkteve në çdo lloj dyqani, ku njerëzit shkojnë të blejnë, që po t’i rritej fatura direkt, do ta reflektonte në çmime”, theksoi Rama.

Kjo, sipas tij, ka ndikuar që Shqipëria të ketë inflacionin më të ulët në rajon.