Lajme

EMA: Valë e re infeksioni me Covid-19 në nëntor

Një valë e re infeksioni me COVID-19 do të përfshijë Evropën në javët e ardhshme. Kështu deklaruan krerët e Agjencisë Evropiane të Medikamenteve, EMA, të cilët u kujtuan qytetarëve se pandemia nuk ka mbaruar dhe se varianti Omicron vijon të pësojë mutacione, duke u kthyer në variante më të rrezikshme se më parë.

“Javën e kaluar një nga variantet e reja të Omicron, i quajtur BQ.1 u identifikua në të paktën 5 vende të Bashkimit Evropian. Varianti në fjalë dhe nënvariantet e tjera që rrjedhin prej tij do të bëhen dominantë nga gjysma e nëntorit dhe fillimi i dhjetorit”, thotë Dr. Marco Cavaleri, Agjencia Evropiane e Medikamenteve.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve bëri gjithashtu të ditur se variantet e COVID dhe gripi normal do të qarkullojnë njëkohësisht, ndaj vaksinimi është emergjent.

Vaksinat aktuale janë efikase për kohën e mbetur, por coronavirusi është më i shpejtë se përshtatja e tyre dhe kjo duhet të ndodhë./Euronews