Lajme
Austria ndryshon rregullat e udhëtimit publik falas për refugjatët ukrainas
Refugjatët ukrainas, nga 1 nëntori lejohen të përdorin transportin publik pa pagesë në Austri, vetëm për 24 orët e para pas mbrritjës së tyre në këtë shtet
Nga 1 nëntori, refugjatët ukrainas që përdorin transportin publik në Vjenë ose trenat e ÖBB-së në Austri do të kenë nevojë për bileta.
Udhëtimi falas me tren për refugjatët ukrainas në Austri është zgjatur – por me rregulla të reja.
Operatori i Hekurudhave Kombëtare të Austrisë (ÖBB) dhe kompania e transportit publik të qytetit të Vjenës “Wiener Linien” kanë njoftuar rregulla të reja për refugjatët ukrainas që kërkojnë qasje falas në transportin publik të vendit, transmeton albinfo.at
Deri më tani, shtetasit ukrainas përdornin transportin publik pa pagesë – ku duhej të tregojnin vetëm një dokument udhëtimi ose ID kombëtare si dëshmi të shtetësisë.
Kjo ka ngritur kritika nga partitë e majta dhe të djathta, me disa që ankohen për mungesën e një zgjidhje më të përhershme në mbarë Austrinë, dhe të tjerë që kërkojnë masa më të synuara për të ndihmuar refugjatët.
Siç është raportuar, “Not-Ticket Ukraine” e ÖBB-së skadon në fund të muajit. Modeli do të zëvendësohet nga “First Arrival Ukraine Ticket”.
Nga 1 nëntori, ukrainasit e zhvendosur do të kenë të drejtë të udhëtojnë brenda Austrisë për 24 orë nga mbërritja e tyre. Në mënyrë të ngjashme, “Wiener Linien” do të lejojë gjithashtu një udhëtim brenda Vjenës (për shembull, nga stacioni i trenit në akomodimin emergjent) brenda kësaj periudhe.
Sidoqoftë, për udhëtime shtesë të nevojshme, njerëzit do të duhet të përdorin bileta të vetme që do të lëshohen në lagjet e urgjencës së Vjenës dhe në qendrat e mbërritjes s refugjatëve në Vjenë.
Kjo rregullore vlen deri në fund të vitit, thuhet në një deklaratë për media nga Bashkia e Vjenës.
“Përpjekjet e Koordinatorit Federal për Refugjat për të gjetur një zgjidhje për lëvizjen e reduktuar të refugjatëve në të gjithë Austrinë nuk kanë çuar ende në ndonjë rezultat”, thane autoritetet e Vjenës.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha