Lajme
Cassis: Zvicra është neutrale, por nuk mund të jetë indiferente
“Detyrimet tona për neutralitetin ligjor nuk nënkuptojnë indiferencë ndaj shkeljeve flagrante të ligjit ndërkombëtar..."

Në konferencën e rindërtimit për Ukrainën që po mbahet në Berlin, Presidenti Ignazio Cassis promovoi Zvicrën si një partner të besueshëm, transmeton albinfo.ch.
“Ne po përqendrojmë përpjekjet tona në ato fusha ku vlera jonë e shtuar është më e madhe dhe ku njohuritë tona janë më të dobishme”, ka thënë ai.
“Megjithatë, si një vend neutral, Zvicra nuk do të furnizojë me armë”.
Por, thekson Cassis: “Detyrimet tona për neutralitetin ligjor nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë indiferencë ndaj shkeljeve flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe të vlerave që ne mbrojmë, si liria dhe e drejta e njerëzve për të jetuar në një rend ndërkombëtar paqësor dhe të drejtë”, shkruan srf.ch.
Zvicra qëndron fuqishëm në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe njeh integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar të Ukrainës. “Ne kemi përveshur mëngët dhe jemi në bord”, ka përfunduar fjalimin e tij presidenti federal i Zvicrës, Ignazio Cassis.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?