Lajme
Murtaja e Zezë ndryshoi ADN-në e njerëzve
Murtaja e zezë ka bërë një ndryshim në historinë e evolucionit njerëzor, duke lënë gjurmë të kalimit të saj në gjenomin tonë dhe duke ndryshuar mënyrën se si reagojmë ndaj disa sëmundjeve. Sipas një studimi të botuar në “Nature”, pandemia më vdekjeprurëse në histori, mori gjysmën e popullsisë evropiane në mesin e shekullit të katërmbëdhjetë dhe në pak vite u shpreh në disa variante në gjenet që rregullojnë sistemin imunitar. Në veçanti janë katër ndryshime të vogla që u bënë më të zakonshme pas murtajës, sepse ato lidheshin me një shans më të madh për të mbijetuar.
Por mbrojtja e ofruar nga këto variante nuk ka ardhur “falas”. Pavarësisht se është larguar kërcënimi nga murtaja, dy prej tyre lidhen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve autoimune, si sëmundja e Crohn dhe artriti reumatoid.
Sipas gjenetistiti nga universiteti i Çikagos, Luis Barreiro, Murtaja e Zezë, një infeksion që filloi nga Azia nga bakteri Yersinia pestis, mund të ketë lënë gjurmë në evolucionin e sistemit imunitar të njeriut. Për të verifikuar këtë, ai analizoi mbi 200 mostra të ADN-së të nxjerra nga kockat dhe dhëmbët e njerëzve që vdiqën para, gjatë dhe dy breza pas Murtajës së Zezë, duke u fokusuar në gjenet që lidhen me imunitetin, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Kështu kanë dalë në dritë katër variante, që duket se janë përzgjedhur gjatë pandemisë së murtajës, sepse ato janë më të zakonshme tek të mbijetuarit e infeksionit. Një nga këto variante ndryshon shprehjen e një gjeni të quajtur ERAP2, i cili kodon një proteinë të aftë për të ndarë proteinat bakteriale në copa dhe për t’i ekspozuar ato në sipërfaqen e makrofagëve (qelizave imune) në mënyrë që të alarmojë pjesën tjetër të sistemit tonë mbrojtës. Pra një lloj sirene alarmi që sinjalizon praninë e një infeksioni.
Versioni “i mirë”, pra më funksional i këtij varianti, siguron mbrojtje më të mirë kundër bakterit të murtajës. Sipas shkencëtarëve, prania e këtij varianti, do të garantonte një shans 40% më shumë për të mbijetuar nga infeksioni.
Por e njëjta veçori që në shekujt e 14-të dhe në shekujt e mëpasshëm garantonte një mbrojtje të konsiderueshme kundër murtajës, sot ka një ndikim në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve autoimune. Pas murtajës, na mbeti një sistem imunitar vigjilent që nuk është gjithmonë i dobishëm. I njëjti variant i gjenit ERAP2 që mbron nga murtaja, dihet se favorizon sëmundjen e Crohn (një sëmundje kronike inflamatore e zorrëve), ndërsa një i dytë nga variantet e studiuara lidhet me një rrezik në rritje të artritit reumatoid, një lloj tjetër sëmundjeje autoimune.
Ky studim, i sapo publikuar, është i pari që tregon se si një pandemi mund të modifikojë fshehurazi gjenomin e popullatës duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm selektiv. Kjo është shfaqur me murtajën, por ndoshta në të ardhmen mund të mos zbulohet diçka e ngjashme edhe me Covid-19.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje