Lajme

Zvicër: Pilotët arrijnë marrëveshje në minutën e fundit – anulohet greva

Pilotët kishin kërcënuar se do të bënin grevë fundjavën e ardhshme. Ata prej muajsh luftojnë për kushte më të mira pune

Pilotët e Kompanisë Ajrore Swiss nuk do të bëjnë grevë. Shoqata e pilotëve të aeroplanëve dhe shefi i Swiss Dieter Vranckx arritën një marrëveshje në raundin më të fundit të negociatave gjatë fundjavës, njofton Swiss për sda.ch.

Pilotët kishin kërcënuar se do të bënin grevë fundjavën e ardhshme, transmeton albinfo.ch. Ata prej muajsh luftojnë për kushte më të mira pune.

Mosmarrëveshja midis Swiss dhe pilotëve të saj ka të bëjë me marrëveshjen kolektive të punës (GAV), të cilën Swiss e ka vendosur me pilotët në shkurt 2021 për ta ndërprerë në fund të marsit 2022.

Megjithatë, deri më tani, pilotët kanë qenë të pakënaqur me kushtet e reja të vendosura nga Swiss, përcjell albinfo.ch. Ka pasur gjithashtu mosmarrëveshje mbi ngarkesën e punës dhe pagat midis stafit tokësor dhe kompanisë së trajtimit tokësor Swissport muajt e fundit.

Në të dyja rastet, kompanitë më në fund u dorëzuan dhe u dhanë punonjësve kushte dukshëm më të mira.