Lajme
Kosova eksporton në Zvicër mbi 8 për qind të eksporteve totale
Së fundmi janë publikuar të dhënat e ‘Tregtisë së Jashtme të Mallrave në Kosovë’ për muajin shtator 2022 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Në këto statistika vërehet deficiti tregtar më i lartë për 6.5% në muajin shtator 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 376.5 milionë euro në vitin 2021. Derisa eksporti mbulon importin vetëm me 16.1%.
Në total eksporti i mallrave në muajin shtator 2022 kishte vlerën 77.0 milionë euro, ndërsa importi 478.1 milionë euro, që është një rritje prej 1.9% për eksport dhe 5.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Por ku qëndron Zvicra në listen e vendeve eksportuese të Kosovës?
6 milionë e 641 mijë Euro është vlera totle që Kosova ka eksportuar drejtë Zvicrës gjatë muajit shtator 2022. Kjo vlerë përbënë 8.6% të eksporteve totale që realizoi Kosova gjatë muajit që lëmë pas.
Shtatorin e vitit të kaluar Kosova kishte eksportuar drejtë Zvicrës 4 milionë e 761 mijë Euro, duke e krahasuar me këtë vit ka rreth 2 milionë Euro më shumë eksport drejtë këtij shteti, shkruan Albinfo.ch.
Ndërsa, nga Zvicra vendi ynë ka importuar vetëm 3 milionë e 308 mijë Euro, gjatë shtatorit 2022, duke arritë kështu të ketë një bilanc pozitiv tregtarë me shtetin zvicëran.
Ndryshe, sipas këtyre të dhënave të ASK-së, eksportet përbhen kryesisht nga: 23.6% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.4% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.2% e përbëjnë produktet minerale; 5.6% e përbëjnë produktet bimore, etj.
Ndërkaq, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.5% e përbëjnë produktet minerale; 12.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike; 6.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, etj./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje