Lajme
India gjobit gjigantin e teknologjisë Google me 164.4 milionë euro
Autoritetet indiane e kanë gjobitur Google me 164.4 milionë euro për shkak të përdorimit të platformës Android për të dominuar tregun.
Rregullatori indian i konkurrencës ka akuzuar gjigantin teknologjik se ka hyrë në “marrëveshje të njëanshme” me prodhuesit e telefonave të mençur për të siguruar dominimin e aplikacioneve të tij.
Ata e kanë urdhëruar Google që “të ndalojë dhe të heqë dorë” nga praktika të tilla.
Google, në anën tjetër, nuk është përgjigjur ende ndaj gjobës ose akuzave ndaj tyre.
Komisioni i Konkurrencës së Indisë në një deklaratë gjatë së enjtes thanë se Google po “abuzonte” me licencën e sistemit të saj operativ të Android për një gamë të telefonave të mençur, kërkimet në ueb, shfletimet dhe shërbimet me video.
Ata thanë se Google po hynte në marrëveshje të detyruara me lojtarët në një hapësirë për t’u siguruar se aplikacionet e saj si: Google Chrome, YouTube, Google Maps e të tjera – janë duke u përdorur.
Në deklaratë tutje thuhej se kjo praktikë ishte duke e “mbytur” konkurrencën dhe i jepte Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e klientëve dhe mundësive fitimprurëse të reklamimit. /BBC
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje