Futboll
Man Utd lë jashtë Ronaldon për ndeshjen ndaj Chelseat
Erik ten Hag e ka dënuar Cristiano Ronaldon, duke e lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e të shtunës ndaj Chelseat.
“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Chelseat. Pjesa tjetër e ekipit është tërësisht e fokusuar në përgatitjet për atë takim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Djajve të Kuq.
Vendimi vjen pasi 37-vjeçari u largua drejt tunelit pa përfunduar sfida e të mërkurës ndaj Tottenham Hotspur.
Superylli portugez ishte një zëvendësues i papërdorur në Old Trafford dhe nuk i pëlqeu të qëndronte gjatë gjithë kohës në bankën rezervë.
Prandaj, disa minuta pa përfunduar ndeshja, Cristiano u pa duke shkuar drejt zhveshtores i revoltuar me zgjedhjet e trajnerit.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës