Lajme
Shtetësia zvicerane nuk është një e drejtë e fituar një herë e përgjithmonë
Nëse rregulla të shumta aplikohen për fitimin e shtetësisë zvicerane, ekzistojnë po aq edhe për humbjen e saj. Bile nganjëherë, është më vështirë me e fituar se sa me e humbur shtetësinë, qofshin raste të rralla këto!
Rikujtojmë se, përveç mundësive të fitimit të shtetësisë përmes një procedure të quajtur e rëndomtë (pas një kohëzgjatje qëndrimi mbi dhjetë vite, sipas nenit 9 të LN (Ligji zviceran mbi shtetësinë), ekziston edhe procedura e lehtësuar e cila, në mes tjerash, aplikohet edhe për personat që janë të martuar me një person që veç e posedon shtetësinë e këtij shteti (një e drejtë kjo që mund të fitohet pas pesë viteve qëndrim (neni 21 LN) dhe me plotësimin e ca kushteve të tjera).
Statistikat tregojnë se janë pikërisht shtetësitë e fituara përmes procedurave të “lehtësuara” ata të cilat edhe mund të humben nganjëherë më së lehti.
Praktikat profesionale dëshmojnë gjithashtu se janë në pyetje posaçërisht rastet e personave të cilët e kanë fituar shtetësinë përmes martesës me një person bartës të shtetësisë zvicerane, dhe ndërkohë apo më vonë, është zbuluar se ka pasur një lidhje tjetër martesore në vendin e origjinës.
Shembull tjetër është rasti i mashtrimeve dhe dredhirave gjatë prezantimit të një dosje (neni 36 LN) , kur janë depozituar dokumente të falsifikuara apo, atëherë kur zbulohet se janë fshehur fakte të rëndësishme për të cilat kandidati për fitimin e shtetësisë ka qenë i detyruar t’iu a prezantoi autoriteteve.
Edhe një shembull tjetër tregon se shtetësia mund të humbet nëse zbulohet se fituesi i saj ka përdorur akte të dhunës apo të kërcënimeve, para marrjes së vendimit definitiv. Për shembull, nëse, përmes kërcënimeve, i është imponuar bashkëshortes që të nënshkruaj një dokument i cili dëshmon njëfarë stabiliteti të bashkësisë martesore (edhe pse në realitet, shkurorëzimi duket i paevitueshëm!). Dispozitat ndëshkuese për këto raste që çojnë deri te humbja e shtetëisë janë të integruara posaçërisht në Kodin penal zviceran.
Sipas një rregulle tjetër të përgjithshme, personat të cilët paraqesin një rrezik apo kërcënim të rëndë për sigurinë e brendshme dhe të jashtme të shtetit zviceran (neni 42 LN), mund t’iu nënshtrohen procedurave për humbjen e shtetësisë (për shembull, implikimi në grupe terroriste, aktet e spiunazheve kundër shtetit, etj.).
Ligjet parashikojnë edhe disa raste të tjera të humbjes së shtetësisë (për shembull, në bazë vullnetarë dhe me kërkesë të personit të interesuar (neni 37 LN), etj.).
Ekziston edhe një rregull tjetër e cila i shpëton disa persona! Nëse gjendemi përball një afati parashkrimi (neni 36 LN), atëherë, edhe përpos faktit se një shkelje ligjore ka ekzistuar, shtetësia mbrohet prapëseprapë, nisur nga fakti se konsiderohet se një vepër është vjetërsuar (për shembull, nëse një procedurë për tërheqje të shtetësisë iniciohet tetë vite pas fitimit të saj, ajo konsiderohet si e vonuar!).
Pas tërheqjes së shtetësisë, varësisht nga natyra e veprës së kryer, personit që e ka humbur shtetësinë i rikthehet statusi i mëparshëm i qëndrimit, kurse në raste të rënda, ai dëbohet nga Zvicra. Tërheqja e shtetësisë nuk mund të aplikohet ndaj një personi që nuk posedon një shtetësi tjetër. Në Zvicër, humben diku përafërsisht pesëdhjetë shtetësi brenda një viti. Pra, jo aq shumë!
Opinion nga Lirim Begzati
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”