Lajme

BE me paketë serioze për krizën energjetike  

Ne kemi propozuar një paketë të fortë ligjore për të trajtuar krizën energjetike, shkroi në Twitter presidentja e Komisione Europian Ursula von der Leyen.

Bashkimi i blerjeve (blerje të përbashkët të gazit në nivel të BE-së)

Kursimi i energjisë

Ndarja e gazit dhe solidariteti në të gjithë BE-në

Mekanizmat e përcaktimit të çmimeve për të adresuar problematikat.

Komisioni Evropian  propozoi një kufi emergjent të çmimit të gazit si pjesë e një pakete për të trajtuar kostot e larta të energjisë, sipas një projekt-propozimi.

Në rast të çmimeve ekstreme të gazit natyror komisioni do të lejohet të paraqesë një çmim dinamik maksimal për gazin e tregtuar në qendrën e tregtimit me shumicë TTF, sipas dokumentit.

Më pas, shtetet anëtare do të duhet të miratojnë masën.

Indeksi i (TTF) Gas Futures, një kompani që shërben për tregtimin virtual të gazit natyror, në Holandë, dhe një pikë referimi për transportin e gazit në të gjithë bllokun ka qenë i luhatshëm, që kur vendet e BE-së filluan të riorganizojnë furnizimet e tyre me gaz në kuadër të reduktimit të dërgesave ruse.

”Jetojmë në kohë pasigurie të madhe ekonomike. Dhe unë jam e shqetësuar për konkurrencën e ekonomisë sonë. Të gjitha veprimet tona duhet ta marrin parasysh këtë”, deklaroi Der Leyen