Lajme
Për shkak të mashtrimit: Gjykata e Lartë dëbon nga Zvicra pastruesen kosovare
Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Qarkut, të Winterthurit, e cila kishte kërkuar vetëm dënim me gjobë
Pastruesja ngaKosova përdorte të dhënat e kartelave të kreditit të klientëve të saj për të blerë rroba dhe produkte bukurie, ndërkohë që merrte edhe përfitime të papunësisë, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye Gjykata e Lartë e Cyrihut (Kantonale) ka vendosur ta dëbojë 35 vjeçaren nga Zvicra.
Si pastruese, ajo ka vjedhur të dhënat e kartës së kreditit nga disa klientë të saj, shkruan landbote.ch. Ajo ka bërë këtë veprim për të porositur në internet rroba dhe produkte bukurie, me vlerë prej 10,000 CHF.
Përveç kësaj, gruaja ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme edhe 20 mijë franga pagesë papunësie, shkruan më tutje gazeta.
Për të gjitha këto, sipas vendimit gjyqësor, kosovarja duhet të dëbohet nga vendi. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kështu vendimin e Gjykatës së Qarkut, të Winterthurit, e cila kishte kërkuar vetëm dënim me gjobë, duke e konsideruar çështjen si “rast të vështirë”.
Gjithashtu, gjykata i ka shqiptuar asaj edhe një dënim me burg prej tetë muajsh, përcjell albinfo.ch.
I gjithë procesi ka pasur të bëjë më shumë me vendimin për dëbim sesa me dënimin në fjalë. Gruaja, përmes mbrojtjes së saj ka kërkuar që me çdo kusht të kursehet nga dëbimi, por trupi gjyqësor, duke mbrojtur vendimin për dëbim ka theksuar se interesi publik i Zvicrës me këtë rast üeshon më shumë se interesi personal i gruas së dënuar.
Vendimi ende mund të apelohet në Gjykatën Supreme Federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha