Lajme
Qytetarët francezë protestojnë për kostot e larta të jetesës
Me mijëra qytetarë francezë dolën në rrugët e Parisit, duke brohoritur e duke denoncuar modelin e ri të jetesës, kostot e larta që po paguajnë për jetën e përditshme.
“Të gjitha shpenzimet ditore janë shumë të vështira. Edhe për shtresat e mesme. Më lejoni të jem i sinqertë, shumica e njerëzve duke filluar nga data 5 ose 10 e muajit mbarojnë me rrogën e tyre, nuk ka mbetur asgjë në llogarinë bankare. Ne jemi të detyruar të japim alarmin”, shprehet një prej tyre.
“Çmimi i nevojave bazë – ushqime, perime, fruta – është rritur me rreth pesëdhjetë për qind. Dje isha në treg… kilogrami i rrushit tani është 6 apo 7 euro. Gjalpi kushton 3 € për 250 gr, është shumë reale’, thotë një tjetër.
Sindikatat thonë se 140,000 njerëz morën pjesë në një marshim të krijuar për të denoncuar koston e lartë të jetesës dhe atë që ata e përshkruajnë si “mosveprimin” e qeverisë franceze për klimën.
Dhe gjërat pothuajse dolën jashtë kontrollit kur policia u përpoq të pengonte demonstruesit të përfundonin marshimin.
Qeveria franceze këmbëngul se po merr masa për ta bërë jetën më të lehtë për qytetarët e saj. Por ata që protestojnë në rrugë nuk janë dakord me të.
Dhe u zotuan se do t’i rezistojë një kalendari ambicioz të reformave që përfshijnë rishikimin e diskutueshëm të sistemit të pensioneve.
Ata mund të kenë sukses pasi këtë të martë është parashikuar një grevë mbarëkombëtare në shumë sektorë./Euronews
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje