Kosova
Panairi “SIAL” i Parisit, ndër panairet kryesore botërore në industrinë e ushqimit
Panairi, ku po promovohen produktet shqiptare, po i kontribuon afirmimit të prodhimeve të fushës së pijeve
Albinfo.ch siç ka raportuar mëngjesin e sotëm për prezantimin e produkteve të 10 kompanive nga Kosova në panairin SIAL në Paris, është theksuar se promovimi do të vazhdojë deri më 19 tetor 2022.
Duhet cekur se panairi i ushqimit dhe pijeve SIAL që po mbahet në Paris, Francë, është ndër panairet kryesore botërore në industrinë e ushqimit.
Me rreth 310.000 vizitorë, ky panair është një platformë e pakontestueshme për ekspozim ndaj trendeve dhe inovacionit në sektorin e përpunimit të ushqimit.
PPSE ka mbështetur vizitën në këtë panair të disa grave anëtare të Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo (PePeKo) dhe partnere të tjera të projektit PPSE, për të parë prezentimet e kompanive botërore në këtë panair, trendet e fundit në përpunim të ushqimit, si dhe të mundësojë takime me blerës potencialë.
PPSE synon të zgjerojë hapësirën për rritje për bizneset e grave në sektorin e përpunimit të ushqimit. Ndër aktivitetet e rëndësishme për arritjen e këtij objektivi është pjesëmarrja direkte e grave në panaire të ndryshme për t’iu dhënë atyre mundësinë për krijimin e lidhjeve të reja biznesore.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (#SDC) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe nga Instituti Riinvest.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë