Kuriozitete
Musk paralajmëron ndalimin e internetit në Ukrainë
Elon Musk rikthehet në qendër të vëmendjes. Miliarder i Space X deklaron se kompania e tij nuk mund të financojë “pafundësisht” shërbimin e internetit në Ukrainë me terminalet e saj Starlink.
Në shkurt kur nisi lufta, njeriu më i pasur në botë aktivizoi sistemin e internetit satelitor të kompanisë së tij në Ukrainë për të mbajtur online ushtrinë dhe banorët ukrainas.
“Space X nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar”, shkroi Musk në Twitter.
Starlink punon duke ofruar internet me brez të gjerë përmes një rrjeti satelitësh. Ajo ka rezultuar jetike për ushtrinë e Ukrainës teksa lufton për të rimarrë tokën ukrainase nga Rusia.
Por, kjo bamirësi mund të marrë fund. CNN publikoi dokumente, ku thuhet se Space X i ka kërkuar qeverisë amerikane të financojë teknologjinë, çka mund të kushtojë 400 milionë dollarë vitin tjetër, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kohët e fundit miliarderi Elon Musk provokoi zemërimin e Kievit, duke i sugjeruar të lëshojë territore.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?