Lajme
Zvicër: Ky kanton kthen detyrimin për maskë në entet shëndetësore
Arsyeja: rritja e fortë dhe e shpejtë e numrit të infeksioneve të reja me koronavirus në këtë kanton
Maskat e fytyrës janë përsëri të detyrueshme në spitalet e Ticinos dhe objektet e tjera shëndetësore të këtij kantoni. Kështu ka bërë të ditur drejtoria kantonale e shëndetësisë, transmeton albinfo.ch. Arsyeja: rritja e fortë dhe e shpejtë e numrit të infeksioneve të reja me koronavirus.
Rregullorja për mbrojtjen e fytyrës vlen si për personelin ashtu dhe për vizitorët. Qëllimi është rritja e mbrojtjes së njerëzve në këto objekte, veçanërisht atyre që janë në rrezik, shkruan srf.ch.
Autoritetet shëndetësore kantonale rikujtojnë se përdorimi i maskave të fytyrër rekomandohet për të gjithë popullatën në ambiente të mbyllura, në vende të mbushura me njerëz dhe kur takohen me persona në rrezik.
Popullatës i kërkohet gjithashtu të ndjekë rekomandimet e njohura të sjelljes: kufizoni kontaktet nëse shfaqen simptoma, lani duart shpesh, ajrosni dhomat rregullisht dhe vaksinohuni.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve