Lajme
Thellohet hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në Gjermani
Derisa çmimet janë në rritje, sidomos për ushqimin dhe energjinë, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është duke u thelluar në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse Gjermania është një nga vendet më të pasura të botës, shenjat e varfërisë në rritje janë duke u bërë gjithnjë e më të dukshme, kudo në vend. Të pastrehët flenë jashtë në kushte të vështira, nënat nuk i hanë të gjitha vaktet në mënyrë që të kursejnë për të ushqyer fëmijët, dhe pensionistët mbledhin shishet e përdorura për të fituar pak para nga shitja e tyre.
Sipas Paritätische Wohlfahrtsverband, një shoqatë bamirësie që ka mbledhur nën vete shumë shoqata humanitare, 13,8 milionë gjermanë ose jetojnë në varfëri ose janë në rrezik të bien nën nivelin e varfërisë.Qeveria gjermane ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
Koncepti i varfërisë këtu nuk do të thotë se miliona njerëz në Gjermani kërcënohen nga uria ose vdekja nga të ftohtit. Ai ka të bëjë me varfërinë relative, e cila llogaritet nga kushtet mesatare të jetesës në shoqërinë në fjalë.
Në vitin 2021, Gjermania u rendit në 20 vendet më të pasura të botës, llogaritur me prodhimin e brendshëm bruto për frymë. Kjo do të thotë se nëse mblidhni vlerat e gjithë të mirave të prodhuara dhe komoditeteve të krijuara në vend dhe i pjestoni ato me numrin e banorëve, atëhetë merrni si rezultat të ardhurat mesatare vjetore për person në Gjermani, që janë 50. 700 dollarë (52.200 euro). Sa për krahasim, kjo shifër është 136.700 dollarë në Luksemburg, vendin më të pasur të botës dhe 270 dollarë në vendin më të varfër të botës, që është Burundi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve