Kosova
Shpaloset programi për angazhimin e profesionistëve nga diaspora në Cyrih
Ky program synon të angazhojë edhe diasporën apo kapitalin human që ndodhet në diasporë për t'u shërbyer objektivave zhvillimore të shtetit të Kosovës
Gjatë ditës së djeshme, organizata joqeveritare Germin, me mbështetjen e Caritasit Zviceran dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF e në partneritet me USAID Kosova, ka organizuar një takim me profesionistët shqiptarë dhe komunitetin e biznesit nga diaspora në Cyrih.
Në kuadër të këtij takimi është prezantuar “Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora”, raporton albinfo.ch.
Këtij aktiviteti i janë përgjigjur pozitivisht një nunër i konsiderueshëm i të rinjve profesionistë dhe biznese nga fusha të ndryshe, të cilët shihen si mundësi reale e angazhimit në Kosovë për një periudhë afatshkurtër në fushat e tyre të ekspertizës.
© Armend Berisha, albinfo.ch
I pranishëm në këtë takim ishte edhe udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, i cili edhe një herë ka përsëritur besimin e tij që me finalizimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Zvicrës dhe Kosovës, do të dyfishohen edhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
© Armend Berisha, albinfo.ch
Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora është prezantuar nga Lirim Krasniqi, bashkëdrejtues ekzekutiv i GERMIN, i cili ka shpalosur para të pranishmëve mundësitë që ofron ky projekt. Ai ka thënë se “ky program synon të angazhojë edhe diasporën apo kapitalin human që ndodhet në diasporë për t’u shërbyer objektivave zhvillimore të shtetit të Kosovës”. Tutje z.Krasniqi ka vlerësuar se “diaspora ka një potencial të jashtëzakonshëm, e që sipas tij, ky potencial është shumë i gatshëm për t’u angazhuar në Kosovë”.
© Armend Berisha, albinfo.ch
Ky program qëllim në vete ka transferimin e njohurive dhe shkathtësive, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve në vendin e origjinës. Prezantimin e programit për angazhim qytetar e ka bërë Taulant Hoxha, Drejtor Ekzekutiv, nga fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i cili ka thënë se “diaspora jo patjetër duhet të dhurojë më tepër, por duhet të dhurojë më mençur, kohë, angazhim dhe ekspertizë”, shkruan albinfo.ch. Ai tutje ka shtuar se Kosova është demokraci shumë më e zhvilluar se vendet e rajonit, dhe kjo e arritur është edhe për shkak të shoqërisë civile, duke dashur të tregojë rendësinë që ka angazhimi i të rinjve profesionistë nga diaspora në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë.
© Armend Berisha, albinfo.ch
Prezantimi i mekanizmit financiar për projekte investuese nga diaspora është bërë nga Luiza Sekiraqa, menaxhere e projektit MARDI, CARITAS Zvicër. Znj. Sekiraqa ka prezantuar thirrjen e hapur për profesionistët dhe bizneseve nga Zvicra për projekte investuese në kuadër te projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI” që implementohet nga Caritas-i Zviceran në partneritet me Germin-in.
© Armend Berisha, albinfo.ch
Thirrja e hapur për bizneset e diasporës siç ka treguar ajo do të jetë në dispozicion për dy muaj dhe bizneset e diasporës, të vetme apo në bashkëpunim me biznese të Kosovës, do të kenë mundësi të përfitojnë grant deri në 50,000 Euro për projekte investuese në Kosovë.
Një prezantim lidhur me ndërmarrësinë e imigrantëve shqiptarë në Zvicër, ka pasur edhe Dr. Ardian Retkoceri, ligjërues, shkruan albinfo.ch. Ai ka folur “për rolin e ndërmarrësve shqiptarë në ekonominë e vendit mikpritës, duke konkluduar se ndërrmarrësit në diasporë janë një aset i çmuar kombëtar”.
© Armend Berisha, albinfo.ch
© Armend Berisha, albinfo.ch
Në fund të takimit ka pasur edhe një diskutim të hapur mbi mundësinë e angazhimit të profesionistëve të diasporës dhe investimeve në Kosovë.
(Teksti dhe fotot: Armend Berisha)
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha