Lajme
‘Mini tru’ njeriu brenda një miu, çfarë po tenton të bëjë shkenca?
Shkencëtarët po transplantojnë trurin e njeriut tek kafshët – çfarë është truri hibrid? Pse po bëhen të tilla eksperimente dhe kush mund të jenë pasojat?
Grumbuj neuronesh njerëzore të transplantuar në trurin e minjve të porsalindur janë integruar me sukses në qarkun e trurit të kafshëve, sipas një studimi të publikuar ditën e djeshme nga prestigjiozja Nature.
Procedura pritet të hedhë dritë mbi çrregullimet psikiatrike si autizmi apo skizofrenia duke u munduar të zbulohet se si mutacionet gjenetike ndikojnë në qarqet tona nervore.
Studiuesit e Stanfordit, të udhëhequr nga Dr. Sergiu Pasca, raportuan se grumbullimet e qelizave njerëzore – të njohura si organoide – riprodhuan miliona neurone të rinj gjatë një periudhe prej disa muajsh, duke u futur dhe integruar kështu në trurin e miut.
Foto ilustruese e eksperimentit via NATURE
Ekipi do të përdorë procedurën për të vëzhguar sesi organoidet e sëmura rriten brenda qarqeve nervore, gjë që nuk është e mundur në një pjatë eksperimentesh të izoluar.
Hulumtimi bazohet në punën e mëparshme të ekipit duke krijuar “organoidë” të trurit, struktura të vogla që i ngjajnë organeve njerëzore që janë bërë gjithashtu për të përfaqësuar të tjerët si mëlçitë, veshkat, prostatat ose pjesët të tjera.
Për të bërë organoidet e trurit, shkencëtarët e Universitetit Stanford transformuan qelizat e lëkurës njerëzore në qeliza burimore dhe më pas i nxitën ato të bëhen disa lloje të qelizave të trurit.
Më pas ato qeliza u shumuan për të formuar organoide që i ngjanin korteksit cerebral, shtresa më e jashtme e trurit të njeriut, e cila luan një rol kyç në veprime të tilla si kujtesa, të menduarit, të mësuarit, arsyetimi dhe emocionet.
Shkencëtarët i transplantuan ato organoide në minj 2 deri në 3 ditësh, një fazë kur lidhjet e trurit janë ende duke u formuar.
Organoidet u rritën në mënyrë që ata përfundimisht zunë 1/3 e hemisferës së trurit të miut ku u transplantuan.
Kjo teknikë e re ama, ngriti pyetje të panumërta etike, qoftë për njerëzit por edhe më së shumti për kafshët.
Sa etike është të ndërhyhet në vetë proceset jetike të një kafshe, në sistemin e tij nervor, për hir të eksperimenteve apo zbulimeve të mëdha?
Çfarë është ekzaktësisht ky tru hibrid? Gjysmë njeri, gjysmë mi?
Sa etike janë këto praktika?
Eksperimente të tilla në kafshë ngrenë shumë shqetësime etike. Për shembull, Pasca tha se ai dhe ekipi i tij janë të vetëdijshëm për mirëqenien e minjve dhe nëse ata ende sillen normalisht me organoidet brenda tyre, gjë që ai thotë se e bëjnë.
Testet afërsisht 200 ditë pas transplantimit treguan se minjtë nuk ishin më të frikësuar, ruajtën aftësi të ngjashme memorie dhe nuk përjetuan konvulsione, thanë studiuesit.
Megjithatë, Pasca nuk beson se kjo duhet të provohet tek primatët (majmunët, shimpanzetë etj.)
Kritikët e këtyre praktikave ngritën gjithashtu shqetësimin e mundësisë që këto organoide në të ardhmen të arrijnë diçka të ngjashme me vetëdijen njerëzore. Ekspertët ama, thonë se kjo është jashtëzakonisht e pamundur, për momentin.
Pasca tha se organoidet e trurit mund të përdoren gjithashtu për të testuar trajtime të reja për çrregullimet e shumta neuropsikiatrike – të cilat janë shkaku më i madh i aftësive të kufizuara në mbarë botën.
Një hulumtim i tillë, tha ai, duhet t’i ndihmojë shkencëtarët të bëjnë hapa që kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë deri më tani, sepse është kaq e vështirë të arrihet në trurin e njeriut – sa që kjo është “arsyeja pse ne jemi shumë më prapa në psikiatri në krahasim me çdo degë tjetër të mjekësi në aspektin terapeutik”.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës Është pezulluar projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës. Megjithëse kompania kombëtare hekurudhore, SBB,...
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale