Shqipëria
“The Guardian” rendit Muzeun e Fotografisë Marubi në Shkodër ndër më të preferuarit në Europë
The Guardian rendit Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në listën e muzeve dhe galerive më mbreslënëse të Europë, përcjell albinfo.ch.
Kjo medie ka renditur Muzen Kombëtar të Fotografisë Marubi në listën e muzeve dhe galerive më të preferuara të lexuesve në Europë në artikullin me titull “U mahnita nga bukuria”.
Në përshkrimin për Marubin, “The Guardian” shkruan se është “një mrekulli” teksa shpjegon me detaje si lindi ideja e këtij muzeu dhe çfarë përmban ai.
“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Gjatë tre brezave ai, punonjësi i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes Luftës Ballkanike dhe asaj të Dytë Botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj”, shkruan The Guardian.
Këtë artikull e ka shpërndarë dhe Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili thotë se “The Guardian” e ka renditur këtë muze në listën e galerive më mbreslënëse në Europë.
“The Guardian me shkrimin “U mahnita nga bukuria”, rendit Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në listën e muzeve dhe galerive më mbreslënëse të Europë”, shkruan Rama në postimin e tij.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta